🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 88.96 ▲0.77%
ARI 4,135 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,257 ▼ -2.72% ETH $2,567 ▼ -4.83% XRP $1.4145 ▼ -5.71% SOL $115.7500 ▼ -4.56%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.96 ▲0.77 % ARI 4,135 ▼0.15 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.96 ▲0.77 % ARI 4,135 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
08 Tet 2026
Breaking
Politika

Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Këshilli i Ministrave zhvilloi sot në 13 maj mbledhjen e radhës, ku miratoi një sërë vendimesh që prekin fusha të ndryshme të jetës ekonomike dhe sociale në vend.

Në fokus të diskutimeve ishin projektet për zhvillimin e territorit, mbështetja për fermerët dhe ndryshimet në kuadrin ligjor të sigurimeve shoqërore. Qeveria vendosi të miratojë masën e dëmshpërblimit për pronarët e kafshëve të prekura nga murtaja e ruminantëve të vegjël gjatë vitit 2025.

Gjithashtu u miratuan ndryshime në rregulloren për funksionimin e stacioneve të plazhit, në prag të sezonit turistik veror. Një tjetër vendim ishte ngarkimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për realizimin e fazës paraprake të projektit “Parku i Besimit”.

Në mbledhje u vendos edhe krijimi i Fondit të Gjelbër të Pemëve, që synon zhvillimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit. Po ashtu, qeveria dha mendimin e saj për projektligjin joqeveritar “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Vendimet e marra pritet të kenë ndikim në sektorë të ndryshëm, nga bujqësia dhe turizmi, deri te infrastruktura dhe politikat sociale.

Njoftimi i qeverisë shqiptare:

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 13.05.2026 si më poshtë:

Këshilli i Ministrave vendosi:

-Miratimin për përcaktimin e masës së vlerës së dëmit të dëmshpërblimit të pronarëve për kafshët e therura, të eleminuara, të shkatërruara, të groposura nga sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël në vitin 2025.

-Miratimin e Rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, të ndryshuar.

 -Ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor për realizimin e fazës paraprake të projektit “Parku i Besimit”

-Krijimin, funksionimin dhe administrimin e Fondit të Gjelbër të Pemëve, në kuadër të zhvillimit të territorit e të hapësirave publike

-Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.