Te ndryshme

Nga rripi i virgjërisë, te morrat që i kishin të gjithë, 15 çudi nga Mesjeta

Mesjeta është konsideruar gjerësisht si një nga epokat më të errëta në historinë e njerëzimit. E vendosur mes rënies së Perandorisë Romake dhe Rilindjes, Mesjeta përfaqëson një periudhë më pak progresiste për njerëzimin se epokat e tjera.

Nga shekulli i V deri në shekullin e XV, Mesjeta u shënua nga epidemitë, luftërat, uria, kryengritjet civile, shtypjet tiranike, kontrolli fetar dhe persekutimi.

Shkenca dhe mjekësia merreshin shumë më pak për bazë. Bestytnitë dhe frika u përdorën për të kontrolluar dhe dominuar njerëzit.

Ja 15 fakte pak të njohura që do ju bëjnë të lumtur që keni lindur në ditët e sotme.

Planifikimi i shtatzënisë
1
Shkencëtarët mesjetarë kishin disa teori interesante në lidhje me planifikimin e shtatzënisë. Në shek. XIII, besohej se veshja e një amulete që mbante testikuj nuselale parandalonte shtatzëninë.

Ndoshta kjo teori mund të jetë pak e besueshme duke qenë se askush nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me dikë që mban një gjerdan me testikuj nuselale.

Bukuria

2

Gjatë periudhës mesjetare, lëkura e zbehtë konsiderohej një element kryesor i bukurisë femërore.

Për të arritur një ngjyrë të bardhën e zbehtësisë, gratë aplikonin pudër të bardhë në fytyrë që shpesh herë ishte toksike.

Por ka dhe më keq, shumë gra prisnin duart e tyre në mënyrë që hemorragjia e tepërt t’i bënte ato të zbehta.

Oturakë me jashtëqitje

eb068379-5301-491e-b21b-f3e10551466e_tablet

Fshatarët që ecnin në rrugë shpesh përlyheshin me jashtëqitjen që njerëzit hidhnin duke zbrazur oturakët e tyre.

Shumë rrugë mesjetare kishin kanale publike për këto zbrazje, ose ulluqe që kalonin përmes tyre.

Kjo çonte në kushte tejet johigjienike dhe erë të padurueshme.

Shtyllat e berberit

4

Në Mesjetë berberët ishin njerëz gjithmonë të zënë me punë.

Përveç se ofronin shërbimet e tyre të zakonshme, ata gjithashtu kryenin operacione të vogla dhe stomatologji.

Për të reklamuar këto shërbime shtesë, berberët varnin lecka të bardha të gjakosura në një shtyllë jashtë dyqanit të tyre.

Vetullat me qime miu

5

Gjatë mbretërimit të Charles I, një grua konsiderohej e bukur nëse nuk kishte vetulla, kështu që shumë femra rruanin vetullat dhe përdornin vajra të ndryshëm për të parandaluar rritjen e tyre.

Kur kjo modë e humbi popullaritetin, shumë gra që nuk mund t’i rrisnin më vetullat vendosnin vetulla artificiale të përbëra nga gëzofi i miut.

Koha interpretohej ndryshe

6

Gjatë Mesjetës, koha interpretohej në një mënyrë ndryshe.

Rajone të ndryshme e thoshin orë të ndryshme, por ishte e zakonshme të ndahej dita dhe nata në dymbëdhjetë orë.

Detergjent larës

7

Në mënyrë që të lanin rrobat, pastruesit mesjetarë përgatitnin një “detergjent” me hi dhe urinë njeriu.

Rripi i virgjërisë

8

Burrat “kyçnin” organet gjenitale të grave të tyre me një “rrip virgjërie”, ndërkohë që ata ishin për një kohë të gjatë në luftë.

Meshkujt ishin metroseksual

9

Gjatë viteve 1300, veshjet e burrave u bënë shumë më pak konservativ në pjesën më të madhe të Evropës. Burrat vishnin korse që fshihnin barqet e tyre dhe theksonin siluetën.

Ata gjithashtu vishnin veshje me ngjyra të ndezura. Veshjet e përbëra nga dy ngjyra të ndritshme që binin në kontrast me njëra tjetrën u kthyen në modë.

Burrat gjithashtu filluan të veshin këpucë me majë të quajtura “cracowes” që sa vinin e bëheshin më të gjata, derisa Edward III shpalli një ligj që kufizonte gjatësinë e këpucëve.

Nuk kishte pirunë

10

Kishte lugë dhe thika, por piruni nuk ishte prezantuar në Evropë deri rreth vitit 1500. Para kësaj periudhe njerëzit përdornin gishtat për të ngrënë dhe mendimi e vendosjes së një “vegle me majë” në gojën e dikujt do të konsiderohej barbare.

 

Lëpirje e plagëve

11

Si një shenjë e përulësisë dhe humanizmit, disa shenjtorë vizitonin lebrosët, lëpinin plagët e tyre dhe “hanin” zgjeben e këtyre të paprekshmëve.

Është diçka shumë e neveritshme, por këta persona, si Shën Catherine, janë konsideruar realisht të shenjtë.

Kompresa me jashtëqitje shqiponje

12

Për të lehtësuar dhimbjen e nënave shtatzëna, mamitë i ushqenin me sheqer dhe uthull dhe fshinin barkun e tyre me vajra trëndafili.

Ishte gjithashtu një praktikë e zakonshme aplikimi kompresave me jashtëqitje shqiponjash për të lehtësuar dhimbjet e lindjes.

Kafshë kriminele

13

Ishte shumë e zakonshme për kafshët që të gjykoheshin dhe vriteshin sikur të ishin njerëz.

Derrat lejoheshin të bridhnin lirisht nëpër  fusha dhe shpesh dilnin në gjyq për vrasjen e fëmijëve.

Gruaja nuk mund të qëndronte sipër

14

Kisha  ishte aq shumë e përfshirë në qeverisjen e njerëzve saqë edhe pozicionet seksuale ishin të sanksionuara.

Qëndrimi i femrës në pozicionin sipër konsiderohej mëkat, ndoshta sepse e vendoste femrën në një pozicion dominues mbi mashkullin.

Çdo akt seksual që mund të shfrytëzohej vetëm për kënaqësi dhe jo riprodhim, konsiderohej mëkat dhe ishte i dënueshëm me burgim deri të përjetshëm.

Të gjithë kishin morra

15

Që nga fshatarët deri tek fisnikët ishin të prekur nga morrat.

Paruket që ishin të zakonshme në Mesjetë u krijuan si një përgjigje ndaj këtij infeksioni parazitësh që bënte që njerëzit të qetheshin zero.

Për fat të keq, edhe paruket mbusheshin me morra dhe insekte të ngjashme.

Marrë nga Gazeta Dita

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button