🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $63,218 ▲ +0.68% ETH $1,787 ▲ +1.07% XRP $1.1621 ▲ +2.3% SOL $81.9100 ▼ -1.03%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
Kosova

Nga viti 2019 nuk u paraqit në punë, por mori pagë – ndalohet zyrtari i Komunës së Kllokotit

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me DKKO në Gjilan, pas një hetimi dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar të dyshuarin S.S, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri S.S, nga viti 2019 e deri me datë 02.03.2026 i punësuar në Komunën e Kllokotit, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini, sport dhe si menaxher i bibliotekës së Kllokotit, me dashje ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos i përmbushur të njëjtat, dhe ka përfituar pagën mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës, përkundër se i njëjti nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka ushtruar asnjë aktivitet të punës, konform detyrave që ia parasheh kontrata, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerën prej 39.231.21 euro.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore do të paraqitë masën për sigurimin e të pandehurit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.