🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,998 ▼ -0.24% ETH $2,244 ▲ +0.01% XRP $1.1705 ▼ -2.51% SOL $89.9300 ▼ -0.76%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Porto Romano dhe Korridori VIII në fokus, Nufi takon Komandantin Suprem të NATO-s

Mons, Belgjikë, 29 maj 2026 – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), ku u prit nga Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Europë, Gjeneral Alexus G. Grynkewich.

Sipas ministriit, takimi në SHAPE pasqyron partneritetin e qëndrueshëm mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe aleatëve në NATO, duke nënvizuar se Shqipëria mbetet fuqimisht e angazhuar ndaj NATO-s, mbrojtjes kolektive dhe partneritetit transatlantik, në një kohë sfidash në rritje gjeopolitike dhe të sigurisë.

Përgjatë takimit me Gjeneral Grynkewich, u vu në dukje roli gjithnjë e më aktiv i vendit tonë në strukturat vendimmarrëse, operacionale dhe strategjike të Aleancës.

“Përfaqësimi i Shqipërisë në nivelet më të larta të komandimit të NATO-s është tashmë një realitet i prekshëm që dëshmon pjekurinë profesionale të Forcave tona të Armatosura dhe besimin që aleatët kanë ndaj Shqipërisë, si një vend që kontribuon aktivisht në sigurinë kolektive euroatlantike. Mbështetja e vazhdueshme e Aleatëve mbetet kyçe për forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe rritjen e gatishmërisë operacionale”, u shpreh Nufi.

Ndër të tjera, Nufi siguroi Gjeneral Alexus G. Grynkewich se Shqipëria ka si prioritet kryesor modernizimin e vazhdueshëm të Forcave të Armatosura dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO, duke respektuar zotimin e dhënë në Hagë, për investimet në mbrojtje dhe duke avancuar modernizimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Përgjatë bashkëbisedimit, palët diskutuan edhe për Bazën Detare të Porto Romanos dhe mobilitetin përgjatë Korridorit VIII. Ministri u shpreh se këto janë disa prej projekteve madhore, për të cilat vendi ynë po bën investime të rëndësishme në infrastrukturën strategjike në forcimin e lëvizshmërisë së NATO-s, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë operacionale.

Pjesë e bisedës me komandantin e lartë amerikan ishte edhe vendosmëria e Shqipërisë për të rritur kontributin në të gjitha operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, përfshirë misionin e NATO-s KFOR dhe EUFOR ALTHEA, pasi u vlerësua se rajoni mbetet i ekspozuar ndaj ndikimeve keqdashëse, si dhe ndaj sulmeve hibride dhe kibernetike, çka kërkon vëmendje dhe koordinim të vazhdueshëm mes aleatëve.

Ministri i Mbrojtjes i tha Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë, gjeneral Grynkewich se Shqipëria po përgatitet intensivisht për Samitin historik të NATO-s në Tiranë, vitin që vjen.

Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE) është zemra operacionale e NATO-s, qendra ku ndërthuren planifikimi strategjik, drejtimi operacional dhe koordinimi shumëkombësh i Aleancës.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.