🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,725 ▲0.39%
DOW 47,074 ▲0.27%
NASDAQ 22,494 ▲0.54%
NAFTA 94.91 ▲2.65%
ARI 5,012 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,400 ▲ +0.24% ETH $2,332 ▼ -0.35% XRP $1.5267 ▼ -0.9% SOL $94.9900 ▲ +0.14%
S&P 500 6,725 ▲0.39 % DOW 47,074 ▲0.27 % NASDAQ 22,494 ▲0.54 % NAFTA 94.91 ▲2.65 % ARI 5,012 ▲0.19 % S&P 500 6,725 ▲0.39 % DOW 47,074 ▲0.27 % NASDAQ 22,494 ▲0.54 % NAFTA 94.91 ▲2.65 % ARI 5,012 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ngjarja e Shushicës, Posta: Pensioni merret kundrejt deklaratës noteriale

Posta Shqiptare ka reaguar pas publikimit të problemit të pensionistëve të Shushicës në emisionin “Fiks Fare”. Në një reagim zyrar ky institucion shprehet se prej disa ditësh është marr vendimi për dhënien e pensionit, kundrejt një deklarate noteriale të pensionistit.

Në deklaratën noteriale, pensionisti duhet të deklarojë se firma e tij është e falsifikuar nga ish punonjësi i Postës.

“Ju bëjmë me dije se, duke parë kushtet në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe duke marrë parasysh gjendjen e pensionistëve si një nga shtresat më në nevojë të shoqërisë, pavarësisht se çështja gjyqësore është ende e hapur, Posta Shqiptare prej disa ditësh ka marrë vendimin se çdo pensionist do të kompensohet, duke paraqitur pranë Filailit të Postës Vlorë një deklaratë noteriale. Për këtë fakt njoftojmë pensionistët të paraqesin sa më parë këto të fundit”, thuhet në njoftimin e Postës Shqiptare, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për pensioni e muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Aktualisht, thotë Posta ish postieri Arjanit Kojdheli vazhdon të jetë në hetim, ndërsa drejtoresha e Filialit të Vlorës në atë kohë, Ramona Jaho u shkarkua nga detyra.

Një ditë më parë, pensionistët deklaruan në emisionin invetigativ “Fiks Fare” se prej një viti nuk kanë marrë pensionin.

Pensionistët thonë se në dhjetor të një viti më parë, personi që shpërndante pensionet në postë u arrestua për abuzime me paratë e energjisë dhe për këtë arsye pensionistëve të 3 fshatrave nuk u kaloi pensioni për muajin dhjetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.