☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.29 ▲0.4%
ARI 4,582 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,178 ▼ -0.22% ETH $2,046 ▲ +0.07% XRP $1.3169 ▼ -2.73% SOL $82.7900 ▼ -0.99%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,582 ▲0.54 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,582 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ngjarja tragjike në Potam/ Policia kontrolle masive në vijën bregdetare, shoqërohen për verifikim 200 mjete

Policia detare ka vijuar prej ditësh operacionet në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.
Gjatë 4 ditëve të operacionit, janë shoqëruar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese dhe argëtuese, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël.

Në operacion janë përfshirë Policia Kufitare, Delta Forcë, Policia e Rendit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Policia Kriminale. Gjithashtu, në operacion janë përfshirë Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar dhe Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Shkodër.

Mjetet lundruese, të shoqëruara nga shërbimet policore që operojnë nga deti dhe toka, do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga të gjitha strukturat përgjegjëse, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët.

Në rastet kur këto mjete janë të rregullta do të lejohen të dalin në det, por me kushte të reja të vendbazimit dhe të respektimit me rigorozitet të distancës nga bovat (perimetri i sigurisë).

Mjetet lundruese që shërbejnë për turizëm (anijet e vogla dhe të mëdha) janë verifikuar, kanë rezultuar të rregullta dhe kanë vijuar aktivitetin normalisht.

Përgjatë sezonit veror janë kontrolluar nga Policia Kufitare rreth 900 mjete lundruese, nga të cilat 65 janë ndëshkuar me masë administrative.

Nga fillimi i sezonit turistik e deri tani, nga verifikimet e kryera, 25 mjete lundruese, kryesisht Jet ski dhe gomone të vogla, janë bllokuar sepse nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt.

Gjithashtu, po gjatë sezonit, në të gjithë vijën bregdetare, janë zhvilluar 22 operacione policore për lirimin e hapësirave të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm. Si rezultat i këtyre operacioneve, janë sekuestruar 2455 çadra e shezlongë, si dhe janë proceduar penalisht 26 persona.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim të penalizojë apo të bllokojë mjetet lundruese që disponojnë dokumentacion të rregullt dhe zbatojnë me rigorozitet rregullat e daljes në det, por ka për qëllim rritjen e sigurisë së jetës për pushuesit në vijën bregdetare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.