Kosova
Ngrin Ujëvara e Mirushës, kthehet në pistë akulli (Foto)
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2015/01/ngrin-uj-euml-vara-e-mirush-euml-s-kthehet-n-euml-pist-euml-akulli-foto_hd.jpg)
Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë Kosovën, përveç vështirësisë në qarkullim, kanë sjellë edhe ndonjë ”mrekulli”.
Ujëvara e Mirushës si pasojë e reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, ka ngrirë, duke u kthyer kështu në një pistë akulli.
Shumë qytetarë kosovarë kanë vrapuar për ta parë nga afër këtë “mrekulli”. Ujëvara e Mirushës shtrihet në perëndim të Kosovës.