Nis ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë, Rama: Projekti u ribë nga e para, Sarandë-Tiranë në 2.5 orë
“Projekti u ribë nga e para, ndërsa tuneli dhe pjesa e fundit që duhet të lidh Delvinën dhe Sarandën po behet tani, se as që ishin parashikuar fare. Traseja e rrugës se re dhe projekti i ri nuk është asgjë më shumë se sa rikonceptimi me standardet e kohës së sotme europiane.
Me përfundimin e këtij aksi dhe bypassit të fierit, do të japë impakt të madh transformues për turizmin, ekonominë dhe punësimin.
Ky është një nga akset në të rëndësishme për ekonominë e turizmit, afron Sarandën me vendet e tjera të Shqipërisë. Saranda nuk do jetë më shumë se 2.5 orë nga Tirana. Këto distance shkurtohen edhe për Gjirokastrën.
Nga pikëpamja e financave, ne kemi mundësi ta bëjmë tani këtë investim. Na u desh një mandate për të larë borxhet e të shkuarës.
Sot financat e konsoliduara nga e japin këtë mundësi, të punojmë në programe paralele. Një me financim të qeverisë, siç është aksi Kardhiq-Delvinë, dhe një më partneritetin publik privat.
Ne do bëjmë diferencën edhe në fazën e zbatimit, duke kërkuar maksimumin e cilësisë për punimet. Asnjë qindarkë e qytetarëve nuk do të shkojë kot”.