☁️
Tiranë 9°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.48 ▲1.09%
ARI 4,723 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,188 ▲ +2.1% ETH $2,096 ▲ +3.05% XRP $1.3355 ▲ +0.48% SOL $82.7400 ▼ -0.18%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.48 ▲1.09 % ARI 4,723 ▲0.95 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.48 ▲1.09 % ARI 4,723 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Nis operacioni i shpimit të pusit të naftës në Shpirag

Në kuadër të Marrëveshjes Hidrokarbure që shteti shqiptar ka lidhur me kompaninë Shell Upstream Albania, për kërkimin e hidrokarbureve në Blloqet 2-3, në tokë, ka nisur operacioni për shpimin te pusi i Vlerësimit Shpiragu-4.

Pusi Shpiragu-4 klasifikohet si një pus i thellë dhe është pusi i katërt që shpohet nga kompania Shell Upstream Albania, pas atyre Shpiragu-2, Molishti-1 dhe Shpiragu-3.

Në njoftimin zyrtar të AKB-së sqarohet se për të ardhur deri tek shpimi i pusit, kompania ka kryer më parë një volum punimesh sizmike dhe një sërë studimesh përgjithësuese gjeologjike.

Kujtojmë se në përfundim të shpimit dhe testimit të pusit Shpiragu-2, në Dhjetor të vitit 2013, kompania Shell ka deklaruar se ka bërë një zbulim të ri në pusin Shpiragu-2. Për të vlerësuar kapacitetin naftëmbajtës të zonës janë duke u shpuar disa puse vlerësimi, sipas një Programi Vlerësimi.

Ky program ka për qëllim të  vlerësojë naftëdhënien, të përcaktojë madhësinë e rezervuarit dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit.

Një grup specialistësh dhe përfaqësues të AKBN kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, Adrian Bylyku, ndoqën nga afër fillimin e operacioneve të shpimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.