🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,900 ▼ -0.13% ETH $2,053 ▼ -0.42% XRP $1.3178 ▲ +0.91% SOL $80.2700 ▲ +1.62%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Nis të hënën aplikimi i formularit A2

Të gjithë  maturantë që duan të ndjekin studimet e larta, aplikimi për formularin A2, nis  me datë 27 korrik. Këtë e ka bërë me dije në një dalje publike  zëvëndësministrja e Arsimit dhe Sporti, Nora Malaj, e cila bëri me dije dhe kalendarin se kur do të plotësohet ai në të gjitha rrethet e vëndit.

“Këshillojmë që çdo maturant, në ditët në vijim, të bëjë përgatitjet paraprake jashtë sistemit online (Portalit të Maturës Shtetërore), duke u konsultuar me gjithë informacionin që i vihet në dispozicion nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve në faqet zyrtare online”, tha Malaj.

Zëvëndësministrja Malaj, shtoi se maturantët apo kandidatët duhet të njihen  me listën e plotë të programeve të studimit që ofrohen nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, për vitin akademik 2015-2016, kuotat e miratuara nga Vendim të Këshillit të Ministrave për çdo program studimi, koeficientin e shkollës për çdo program studimi (K), koeficientin e lëndëve me zgjedhje (F1 dhe F2) për çdo program studimi, formulën e llogaritjes së pikëve si dhe pikët e fituesit të fundit për çdo program studimi në vitin e kaluar akademik. Bëhet me dije se plotësimi I formularit bëhet online.

Në datat 27, 28, 29 korrik do të bëhet plotësimi i formularit në të gjithë qarkun e Tiranës. Në datën 29 korrik do të kënë mundsi të plotësojnë formularin edhe kandidatët në Kamëz, Kavajë, Durrës dhe Krujë. Në datën 30 korrik, do  të plotësojnë formularin maturantët në  Elbasan, Peqin, Gramsh, Libarazhd, Korçë, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll. Në datën 31korrik do të bëhet plotësimi i formularit nga maturëntët në  Fier, Mallakastër, Lushnje, Berati,  Kuçovë dhe Skrapari. Në datën 1 korrik do jetë  Shkodra,  Malësia e madhe, Puka, Lezha, Kurbini, Mirdita ku do bëhet plotësimi i formularit.  Në datën 3 korrik,  maturantë në Vlorë,  Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Permet do plotësojnë formularin, ndërsa në datën 4 korrik  do të jenë  maturantët e Kukësit, Hasit, Dibrës, Matit, Tropojës e Bulqizës që do ta  plotësojnë atë.

Në fund të fjalës së saj, zëvëndësministrja i uroi suksese të gjithë maturantëve që konkurojnë në këtë vit akdemik 2015-2016.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.