🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,819 ▼0.08%
DOW 47,939 ▼0.51%
NASDAQ 22,891 ▲0.3%
NAFTA 99.22 ▲1.38%
ARI 4,784 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,635 ▲ +0.57% ETH $2,235 ▲ +0.93% XRP $1.3512 ▼ -0.25% SOL $84.5000 ▲ +0.82%
S&P 500 6,819 ▼0.08 % DOW 47,939 ▼0.51 % NASDAQ 22,891 ▲0.3 % NAFTA 99.22 ▲1.38 % ARI 4,784 ▼0.71 % S&P 500 6,819 ▼0.08 % DOW 47,939 ▼0.51 % NASDAQ 22,891 ▲0.3 % NAFTA 99.22 ▲1.38 % ARI 4,784 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Nishani komenton mbi protestat dhe situatën në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka komentuar situatën e fundit në Kosovë, pas protestave dhe imazheve që janë parë kohëve të fundit në vendin tonë.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, Nishani ka pasur porosi të qarta për liderët e të gjitha partive politike në vend, sidomos për liderët e partive opozitare, duke thënë se protestat e dhunshme në rrugë dhe sheshe nuk janë zgjidhja e duhur.

Sipas presidentit shqiptar imazhet e fundit, do të keqpërdoren nga ata që nuk ia duan të mirën Kosovës.

“Nuk besoj se imazhet e fundit e ndihmojnë dhe e nderojnë shtetin e Kosovës, përkundrazi, keqpërdoren keq shfrytëzohen nga ata të cilët nuk e duan fort Kosovën. Mos të harrojmë se Kosova nuk i ka të gjithë miq. Shqiptarët kanë edhe të tjerë që nuk janë shumë miqësorë me shqiptarët. Prandaj askush të mos i jep mundësi të padrejta për t’i keqpërdorur në funksion të frenimit të shpejtësisë së lëvizjes së shqiptarëve”, ka thënë Nishani, transmeton telegrafi.

Duke folur për protestat e tri partive opozitare, VV, AAK dhe NISMA, Nishani ka thënë se është e drejtë e secilit që të shprehë dyshimet dhe kërkesat për marrëveshjet, por që zgjidhja, sipas tij për të gjitha mosmarrëveshjet është vetëm brenda debatit në institucionet e Kosovës.

“Kosova ashtu si Shqipëria ashtu siç edhe vendet e tjera të Ballkanit, siç vendet e tjera të Evropës, kanë zgjedhur një sistem të caktuar politik dhe kemi pranuar të jetojmë në një shoqëri të organizuar mbi bazën e institucioneve. Ndaj mos marrëveshjet diferencat e pikëpamjeve diskutohen debatohen në institucione dhe natyrisht marrin prioritete dhe marrin përparësi në momentin kur sovrani në procesi në votimeve të liria dhe demokratike përcakton se cila është vizioni që shumica mbështet, cili është objektivi që shumica mbështet. Pra duke i diskutuar çështjet ne nuk mundemi që të gjithë duhet të kemi të njëjtën ide të njëjtën pikëpamje sepse në fund të fundit kjo është pikëpamja që ofron demokracia dhe liria e të shprehurit dhe të menduarit”, ka thënë Nishani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.