☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,528 ▲ +0.31% ETH $1,996 ▼ -0.19% XRP $1.3340 ▼ -0.54% SOL $82.2300 ▼ -1.08%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Nishani në Kosovë, homazhe në varrin e Ibrahim Rrugovës

Vizitën e tij në Kosovë, presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe delegacioni që e shoqëron e vazhduan me homazhe në varrin e Ibrahim Rrugovës. Kreu i shtetit vendosi një kurorë me lule në vendin ku prehet njeriu i konsideruar si presidenti “historik” i Kosovës.

Nishani është përulur me respekt te shtatorja e Komandantit Zahir Pajaziti dhe monumenti i lirisë në Raçak. Mes zyrtareve që kishin dalë për të pritur presidentin shqiptar ishte dhe Kryetari i Komunës së Shtimës, Naim Ismaili i cili tha se masakra e Raçakut i tregoi të gjithë botës se çpo ndodhte dhe sensibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet që po kryente Serbia mbi popullsinë dhe qytetarët e thjeshtë të Kosovës.

Raçaku duhet të jetë një vend pelegrinazhi për të gjithë shqiptarët kudo që janë, shtoi ai, për të mos harruar asnjëherë të shkuarën tonë të dhimbshme dhe për të ndërtuar një të ardhme sa më të mirë”. Gjithashtu në shenjë nderimi të thellë, Nishani vendosi edhe një kurorë me lule në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz si dhe kullën e familjes Jashari.

Më tej Presidenti i Republikës së Shqipërisë u ndal në familjen Haradinaj, ku pasi bëri homazhe dhe nderoi kujtimin e sakrificat sublime të bijve dhe burrave të kësaj dere liridashëse dhe atdhetare, vlerësoi me Dekoratën “Nder i Kombit” heronjtë e lavdishëm të luftës çlirimtare: luftëtarët e orëve të para për lirinë e Kosovës, organizatorët, prijësit dhe frymëzuesit në rrugën e lirisë së Kosovës, Luan dhe Shkëlzen Haradinaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.