PolitikaPresidenciale

Nishani pret Mbretin Abdullah II të Jordanisë, angazhim për konsolidimin e paqes

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti të martën Madhërinë e Tij, Abdullah II-të, Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Pas ceremonisë së pritjes në Presidencë dhe takimeve dypalëshe, dy zyrtarët e lartë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke shprehur nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të tyre.

Kreu i shtetit shqiptar dhe monarku jordanez vlerësuan bashkëpunimin për konsolidimin e paqes në rajonet respektive, ku dy vendet bëjnë pjesë, Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme, ndërsa shprehën angazhimin për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Presidenti Nishani duke vënë në dukje marrëdhëniet e mira politike dhe miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve, shprehu besim që vizita e Madhërisë së Tij në Tiranë, do të shërbejë si nxitje e fuqishme për krijimin e kushteve për një etapë të re në bashkëpunimin dypalësh.

Presidenti i Republikes Bujar Nishani dhe Mbreti i Jordanise Abdullah i II ne konferencen e perbashket per shtyp Foto Agim Dobi(4)“Kjo vizitë do të kontribuojë dukshëm në forcimin e miqësisë mes dy vendeve dhe dy popujve tanë, si dhe do të krijojë kushte për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, u shpreh Nishani.

Gjatë takimit të sotëm, vijoi ai, vlerësuam se përtej marrëdhënieve të mira politike e miqësore mes dy vendeve tona, potencialet e bashkëpunimit në fusha konkrete janë ende të paeksploruara mirë.

“Mes dy vendeve ekziston relativisht një klimë e favorshme për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe besoj se kjo vizitë do të shërbejë si një nxitëse e fuqishme për konkretizimin e tyre në fusha konkrete, veçanërisht në ekonomi, arsim, shkencë, turizëm dhe fusha të tjera bashkëpunimi”, u shpreh Nishani.

Gjatë takimit, dy zyrtarët e lartë diskutuan dhe për bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare, sidomos në Kombet e Bashkuara, ku ka një eksperiencë të konsoliduar mes dy vendeve.

Presidenti i Republikes Bujar Nishani priti Mbretin e Jordanisë, Abdullah i Dytë Foto Agim Dobi (1)Shqipëria, tha Nishani, ka qënë mes vendeve që ka mbështetur kandidaturën e Jordanisë si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit për vitin 2014-2015, dhe vlerëson rolin që Jordania, nën drejtimin e Madhërisë së tij Mbretit Abdullah i II-të, ka luajtur në këtë Këshill.

Presidenti shprehu besimin pozitiv për rolin e Jordanisë në OKB, në drejtim të ruajtjes së paqes, forcimin e sigurisë, veçanërisht në rajonin e Lindjes së Mesme, por jo vetëm.
Gjithashtu, Kreu i shtetit shqiptar i shprehu Madhërisë së Tij mirënjohjen e shqiptarëve për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2009, duke vlerësuar mbështetjen që Jordania ndërmori gjatë vendimit, ndërsa vlerësoi po ashtu dhe qëndrimin që ky vend mbajti ndaj rezolutës për situatën në Kosovë, në Organizatën e Konferencës Islamike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button