Europa

Njё memorial pёr tё reflektuar

“Jetё e pavlerё pёr jetё“ i quanin nazistёt njerёzit me aftёsi tё kufizuara dhe i vrisnin ata. Atyre u kushtohet memoriali i ri „i pёkujtimit dhe informimit“. Por vetёm pёrkujtimi nuk mjafton, mendon Felix Steiner.

Mahnmal für die Opfer der nationalsozialistischen Euthanasie-Morde

Tani kemi edhe njё memorial pёr njerёzit me aftёsi tё kufizaura, tё cilёt nacionalsocialistёt i vrisnin sistematikisht. Por me kёtё vazhdon seria e kategorizimit tё viktimave, qё ka nisur me memorialin e Holokaustit kushtuar vetёm hebrejve tё vrarё tё Europёs. Tё interesuarit pёr historinё kanё tani pёrreth lagjes Tiergarten tё Berlinit katёr stacione nё tё cilat ata mund tё informohen pёr botёkuptimin monstruoz nacionalsocialist. Ata mund tё pёrkujtojnё gjenocidin ndaj hebrejve, vetёm pak hapa mё tej pёrndjekjen brutale ndaj homoseksualёve, disa qindra metra mё tutje asgjёsimin e sintёve dhe romёve e sё fundmi edhe vrasjen e me qёllim tё caktuar tё njerёzve me aftёsi tё kufizuara. Ndoshta njerёzit kёto vende pёrkujtimore i pёrdorin vёrtetё – ҫka ёshtё edhe kuptimi i mirёfilltё i memorialeve tё tilla – pёr tё pёrkujtuar viktimat e vrasjeve masive, qё ishin rrjedhojё e njё ideologjie ҫnjerёzore.

Por nё fakt tё ngjallet dyshimi, se nё thelb kjo ёshtё njё ҫёshtje e punёs-lobiiste politike, se pёr cilat viktima kur, ku dhe nё ҫ’dimension ndёrtohet njё memorial i tillё. Vetё ekzistenca e njё memoriali nuk thotё asgjё mbi qёndrimin, qё mban shoqёria gjermane sot ndaj secilit grup tё viktimave dhe se si komportohet ajo nё jetёn e pёrditshme me to. Duke iu referuar njerёzve, tё cilёt nuk i pёrgjigjen „normёs“, dallon tendenca kontradiktore.

Mbёshtetje otimale pёr njerёzit me aftёsi tё kufizuara

Gjermania ka sot njё rrjet tё shkёlqyer dhe nё mbarё vendin me shkolla, strehimore dhe punishte pёr njerёzit me aftёsi tё kufizuara. Nё kёto institucione ata nё varёsi nga lloji dhe grada e kufizimit tё aftёsive gjejnё kujdes optimal, mbёshteten financiarisht dhe stimulohen pёr njё jetё sa mё aktive. Sepse pёr secilin prej kёtyre njerёzve ёshtё e rёndёsishme qё ta ndiejё veten si tё dobishёm, se mund tё kontribuojё dhe se ka njё detyrё. Kёto institucione nё Gjermani nuk janё mё thjeshtё institucione strehimi, nё tё cilat pacientёt me sёmundje mendore apo me aftёsi tё kufizuara fizike izolohen, siҫ ka ndodhur nё shumё vende tё Europёs Lindore dhe Juglindore. Dhe askujt nё Gjermani, qё ka njё fёmijё me aftёsi tё kufizuara, nuk i duhet qё ta fshehё atё prej turpit apo frikёs. Kёsisoj Gjermania nё kёtё drejtim ёshtё zhvilluar nё mёnyrё shembullore.

Deutsche Welle Felix Steiner
Felix Steiner

 

Megjithatё dy koncepte qё nxisin diskutimin shoqёror bёjnё tё qartё, se pranimi i njerёzve me aftёsi tё kufizuara ende nuk ёshtё i vetёkuptueshёm pёr kёdo. Koncepti i parё quhet „pёrfshirje“: Gjermania ёshtё antarёsuar nё Konventёn e OKB-sё pёr tё drejtat e njerёzve me aftёsi tё kufizuara. Konventa e pёrshkruan si rast normal mёsimin e pёrbashkёt mes fёmijёve me aftёsi tё kufizuara dhe atyre pa kufizime. Nё njё vend si Gjermania, ku ka njё gamё tё gjerё shkollash tё specializuara me pedagogё me kualifikim tё veҫantё, prindёrit dhe mёsuesit mund ta shqyrtojnё, se ku ёshtё mё mirё pёr fёmijёn? Ajo qё tё shqetёson, ёshtё fakti se prindёrit e fёmijёve tё shёndetshёm protestojnё, sepse druhen, qё bie niveli i rezultateve nё klasat me nxёnёs qё kanё nevojё tё veҫantё pёr mbёshtetje. Nga ana tjetёr pak mё me drojё ankohen prindёrit e fёmijёve me aftёsi tё kufizuara, kur shkollat e specializuara mbyllen, sepse nuk ka kёrkesё tё mjaftueshme. Toleranca ndaj njerёzve me aftёsi tё kufizuara sot ёshtё e shumёfishtё, por vetёm atje ku njerёzit vetё nuk janё tё prekur drejtpёrdrejtё.

„Me aftёsi tё kufizuara“ qysh nё lindje – a duhet tё jetё mё kёshtu?

Koncepti i dytё ёshtё nё fakt i dyfishtё dhe nga njёra anё quhet “diagnostikim prenatal” e nga ana tjetёr „abort i vonshёm“. Diagnostifikimi para lindjes bёn tё mundur sot qё tё konstatohet njё numёr gjithnjё e mё i madh predispozitash tek embrionet. Shumё prindёrve qё presin fёmijёn, p.sh. me sindromёn Down, u rekomandohet aborti, qё nё Gjermani ёshtё legjitim deri nё javёn e 22 tё shtatёzanisё. Por ndonёse numri i aborteve nё Gjermani nё vitet e fundit ёshtё ulur, ka rritje tё numrit tё aborteve qё kanё pikёrisht njё sfond tё tillё.

Edhe mё e qartё bёhet kjo, kur prindёrit qё sot lindin fёmijё me aftёsi tё kufizuara, venё nё dukje, se: miqtё, komshinjtё apo tё afёrmit u kanё kёshilluar atyre gjatё shtatёzanisё, ose menjёherё pas lindjes se „s’kishit pse e bёnit kёtё“. Kёshtu kanё pohuar pёr njё studim para pak vitesh 100 pёrqind e baballarёve dhe 72 pёrqind e nёnave. Ky mendim ёshtё fare afёr ideologjisё nacionalsocialiste tё „jetёs pa vlerё pёr jetё“. Ndoshta njёri ose tjetri vizitor nё memorialin e ri „Tё pёrkujtimit dhe informimit“ do tё gjejё nё Berlin kohё, qetёsi dhe rast, pёr tё reflektuar edhe pёr kёtё.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button