Arte

“Një brez një rrugë”, RTSH shfaq dokumentarin me regji të Ylli Pepos

Filmi dokumentar i regjisorit Ylli Pepo, “Një brez, një rrugë”, i xhiruar në Xian, Lanzhou, Guangzhou, Quanzhou dhe Fuzhou të Kinës do të sjell sot për publikun shqiptar gjurmët e historisë së Rrugës Tokësore dhe Detare të Mëndafshit.

I realizuar me mbështetjen e Radios së Jashtme të Kinës, filmi do të transmetohet sot në Radion Televizionin Shqiptar, pas prezantimit të bërë dje në ambientet e RTSH-së.
Regjisori Pepo, shpreson që ky dokumentar të japë kontribut për forcimin e miqësisë dhe shkëmbimeve mes Shqipërisë dhe Kinës. Ai e quajti nder xhirimin e këtij dokumentari.

E pranishme gjatë prezantimit të dokumentarit, ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, theksoi se bashkëpunimi për xhirimin e dokumentarit, shpalos frymën e Rrugës së Mëndafshit.
“Besoj se me transmetimin e këtij dokumentari, publiku shqiptar do të njihet me nismën ‘Një brez, një rrugë’ dhe besoj se do të forcohet më tej miqësia mes dy popujve, si dhe do të luhet rol pozitiv për bashkëpunimin në fusha të ndryshme”.

Drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi, vlerësoi bashkëpunimin midis Kinës dhe Shqipërisë në fushën e transmetimeve. Për të, transmetimi i këtij dokumentari në prag të forumit të bashkëpunimit ndërkombëtar “Një brez, një rrugë”, merr një rëndësi të veçantë për ta njohur publikun shqiptar me nismën si dhe nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë prezantimit të dokumentarit ishte i pranishëm dhe kreu i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, Iljaz Spahiu grupi i xhirimit i dokumentarit.

Nisma e bashkëpunimit ‘Brezi dhe Rruga’ është propozuar për herë të parë nga presidenti kinez Xi Jinping në vitin 2013. Ajo ka për qëllim të ndërtojë infrastrukturën më të mirë të transportit duke përfshirë portet, hekurudhat dhe rrugët automobilistike që lidhin Azinë, Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Europën. Gjithashtu nisma synon gjetjen e zgjidhjeve të reja për problemet e sigurisë energjetike.

Nisma e Kinës “Brezi dhe Rruga” do të ndihmojë për të rigjallëruar ekonominë botërore dhe përmirësojë lidhjen e tregjeve ndërkombëtarë duke u ndeshur me sfidat e recensionit ekonomik global dhe proteksionizmit tregtar.

r të forcuar më tej projektet e ndërlidhshmërisë, nga 14 deri më 15 maj, në Pekin do të organizohet Samiti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar për nismën “Një brez, një rrugë”. Pritet të marrin pjesë liderët e mbi 28 vendeve, drejtues të më shumë se 80 organizatave ndërkombëtare, ministra si dhe 1200 përfaqësues të vendeve dhe rajoneve të ndryshme të botës.
Forumi synon të diskutojë mënyrat e forcimit të bashkëpunimit, ndërtojë platforma bashkëpunimi dhe ndajë përfitimet e këtij bashkëpunimi.

Ai gjithashtu synon të zbulojë mënyra për të adresuar problemet që has ekonomia globale dhe rajonale, të krijojë energji të reja për të ndjekur një zhvillim të ndërlidhur dhe ta kthejë ‘Brezi dhe Rrugën’ në një nismë që shpërndan përfitime të mëdha për popujt dhe vendet e përfshira.

Fondi i Rrugës së Mëndafshit ka investuar në 15 projekte që prej themelimit të tij dy vjet më parë. Të gjitha projektet po ndjekin parimin e pretenduar nga fondi që në periudhën fillestare, thotë Jin Qi, kryetarja e Fondit, gjatë Forumit të Zhvillimit të Kinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button