☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 94.43 ▲4.55%
ARI 4,437 ▼2.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,434 ▼ -3.23% ETH $2,073 ▼ -5.2% XRP $1.3745 ▼ -3.49% SOL $87.6000 ▼ -5.95%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.43 ▲4.55 % ARI 4,437 ▼2.52 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.43 ▲4.55 % ARI 4,437 ▼2.52 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Një grup kriminal kërcënon jetën e zv/kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Të hënën, Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka njoftuar se sipas burimeve të saj, ka sinjale se anëtarët e grupit kriminal Kavaç po planifikojnë sulm ndaj jetës të Zv/kryeministrit të vendit, Dritan Abazoviç.

“Në këtë rast të veçantë, informacioni i mbledhur tregon qëllimin e anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale, kryesisht anëtarëve të grupit të organizuar kriminal Kavaç për të ndërmarrë aktivitete që synojnë kryerjen e krimit të rëndë dhe të organizuar si reagim ndaj privimit të tyre nga liria dhe ndjekja penale, duke rrezikuar jetën e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç”, njoftoi Ministria e Brendshme e Malit të Zi.

Në këtë njoftim thuhet më tej se “duke pasur parasysh rëndësinë e veprimtarive të realizuara më parë, dhe të vetëdijshëm për faktin se anëtarët e grupit të përmendur kriminal janë pjesë e strukturave më të gjera rajonale, me lidhje shumë të forta në nivele të ndryshme, tipari kryesor i të cilave është kryerja e krimeve më të rënda”.

Ministria vlerëson se çdo veprimtari që synon rrezikimin e integritetit fizik të zyrtarëve të lartë të shtetit do të destabilizonte situatën shumë komplekse të sigurisë në Mal të Zi.

Ky kërcënim ndaj Zv/kryeministrit Abazoviç vjen pas arrestimit të Slobodan Kashçelan në qytetin bregdetar të Kotorrit, pas së cilit zoti Abazoviç theksoi se ky ishte suksesi më i madh i policisë në 10 vitet e fundit.

Kashçelan ishte drejtues i një grupi kriminal dhe që nga viti 2015 është përfshirë në një luftë të përgjakshme me një bandë rivale për kontrollin e kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut. Kashçelan i ka mbijetuar dy atentateve më parë. /Voa/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.