🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,696 ▼0.78%
DOW 52,789 ▼0.13%
NASDAQ 26,312 ▼1.46%
NAFTA 99.29 ▲2.2%
ARI 4,079 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,731 ▼ -2.59% ETH $2,412 ▼ -2.58% XRP $1.3283 ▼ -2.3% SOL $105.1100 ▼ -1.79%
S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 % S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Një ide që e mbështes.

Ylli Manjani

Nuk e di sa e vërtetë është ideja që Edi Rama do të ndërhyjë në Kodin Penal për të hequr nga aty idiotësinë juridike “Shpërdorim detyre”.

Por nëse vërtetë do ta bëjë unë e mbështes 100% këtë ide. Kam vite që e them këtë gjë. Madje edhe e kam propozuar njëherë për ta hequr këtë pisllëk bolshevik nga Kodi Penal, por nuk u pranua.
1. Shikoni, zyrtari publik nuk shkon në punë me qëllim në vetevete që të shpërdorojë detyrën. Zyrtari që e shpërdoron detyrën e bën me qëllim përfitimi, pra për t’u korruptuar. Pra vepra penale këtu është korrupsioni jo shpërdorimi i detyrës. Ky i fundit është mjeti jo qëllimi kriminal.
Vepra penale merret me pasojën kriminale jo me mendimin apo mjetin kriminal.
Zbatimi në praktikë i shpërdorimit të detyrës ka qenë e mbetet abuziv sepse abuziv është koncepti.
E përsëris: zyrtarit i provohet korrupsioni dhe ska më kuptim ideja e shpërdorimit të detyrës si krim më vete.
Çdo shkelje tjetër jo korruptive e detyrës është administrativisht e dënueshme, por jo penalisht.
Kam qenë, jam e do jem mbështetës i kësaj llogjike.
2. Më tej, e njejta llogjikë vlen edhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”. Idiotësi me okë. Ashtu siç eshte shkruar në Kod është llastik që fut në burg kë të duash.
Po llogjika është e sforcuar. Çdo me thënë “ndikim i paligjshëm”? Dmth çaska edhe ndikim të ligjshëm i bie apo jo?! Llogjika ta do ose ndal ndikimin si koncept dhe lëri mënjanë ndarjet i ligjshëm i paligjshëm, ose koncepti smund të jetë vepër penale.
Pra kodi penal të thotë rregulloje me ligj ndikimin dhe je në rregull!!!
Hajde llogjikë hajde!
Më tej akoma, si mund të ushtrojë ndikim dikush që nuk është mbajtës i një autoriteti shtetëror?!
Është budallëk me okë, që duhet zhdukur nga Kodi Penal.
3. Në njëjtën llogjikë, kam qenë e jam kundër ndëshkimit penal të profesionistëve për shkak të punës që bëjnë. Veçanërisht tek mjekët.
Shkeljet e rregullave të ushtrimit të profesionit ,veçanërisht mjekut, janë subjekt ndëshkimi administrativ jo penal. Në punën profesionale ka edhe viktima, por kjo nuk vjen nga dashja. Ka raste që nuk vjen as nga pakujdesia. Pasoja vjen sepse nuk ka shkenca ekzakte në asnjë profesion. Në mjeksi jo e jo.
Pse vdes një pacient në spital nuk e kriminalizon mjekun detyrimisht. Mjeku mund të jetë subjekt denimi penal vetëm kur ka dashur ta vrasë pacientin, por jo se përgjatë trajtimit ndodh vdekja. Këtë të fundit e gjykojnë forume profesinale jo gjykatat penale.
Pra mjeku humb liçensën për pakujdesinë e tij në punë, por nuk futet në burg!
Këto tre momente duhen hequr nga kodi Penal.
Por sigurisht asnjë reformë penale nuk ka kuptim pa vendosjen e garancive procedurale që sot kanë rënë përtokë.
Veçanërisht duhet që:
1. Të ndalojë gjykimi në dhomë këshillimi pa palë.
2. Ndalojë praktika burg-burg-burg,për show dhe që nxit gjykime popullore.
3. Të rivendoset hierakia procedurale person nën hetim me të pandehur. Askush nuk mund të akuzohet dhe paraburgohet pa prova direkte.
4. Të ndalojë praktika e kallëzimeve popullore dhe politike si mjete të fillimit të hetimeve penale. Hetimet kryesisht janë mjeti, jo kallëzimet fallco.
Ka edhe të tjera ndërhyrje, por kaq sa për fillim se ka rënë shumë shumë poshtë standardi dhe garancitë.
Sidoqoftë, nga kushdoqoftë, dhe pavarësisht “belave” të rastit që mund të motivojnë ndërhyrjet në ligj, këto ide i mbështes pa asnjë hezitim

1 Koment

  • Travel 12 Nëntor 2023, 04:31

    Pse nuk e ndryshove kur ishe vete minister i Drejtesise?

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.