🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.91 ▼0.24%
ARI 4,129 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,418 ▲ +3.05% ETH $2,416 ▲ +4.91% XRP $1.3128 ▲ +3.05% SOL $95.8600 ▲ +3.12%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.91 ▼0.24 % ARI 4,129 ▲1.37 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.91 ▼0.24 % ARI 4,129 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama shpërfill shqiptarët, ndërkohë përpiqet çdo ditë të bindë italianët se marrëveshja është në të mirën e tyre

Ka kaluar gati një javë që kur befasoi shqiptarët nga Roma, ku doli me kryeministren italiane Georgia Meloni dhe njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje më të, me kokën e tij, pa pyetur askënd, për t’i dhënë territor Italisë në Shëngjin që të ngrejë kampe refugjatësh.

Asnjë moment të vetëm nuk është lodhur Edi Rama që t’i japë shpjegime qytetarëve shqiptarë për këtë marrinë të radhës të tij. Marrinë e cila është një akt tradhëtie ndaj njerëzve që i kanë dhënë vlerë firmës së tij të nënshkruajë të tilla marrëveshje.

Georgia Melonin  nuk po e lenë rehat as mediat, as publiku italian për veprimin që ka bërë, edhe pse kjo është tërësisht në interes të tyre.

Ndërsa në Shqipëri mediat i thurin lavde Edi Ramës për marrinën që ka bërë. Qytetarët janë të pavetëdijshëm dhe u kanë hedhur trutë e gomarit megafonët mediatikë të pushtetit. Se marrëveshja na qenka humanitare. Borxh që ne ia kemi Italisë e të tjera broçkulla.

Nuk ndien deyrim t’u jape shpjegime shqiptarëve por, Rama jep çdo ditë intervista në mediat italiane ku përpiqet të qetësojë italianët dhe t’i bindë ata se marrëveshja është në interes të tyre. Madje dyshohet se ai ka dhënë një intervistë edhe në emër të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare për La Stampa-n.

Ndoshta edhe kjo është pjesë e marrëveshjes me Mëlonin, t’u mbushë mendjen italianëve se marrëveshja është në interes të tyre dhe sa për shqiptarët ata nuk duhet të shqetësohen sepse ky është padrinoja që komandon një komb të tërë dhe firmos për çfarëdo gjëje që ka interes personal pa u shqetësuar nga akush.

1 Koment

  • Travel 12 Nëntor 2023, 04:11

    Edi Rama eshte personaliteti me i mire qe politika shqiptare ka pasur gjate 20 viteve te fundit

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.