Bota

Një ish-ministër euroskeptik kritikues i ashpër i politikës shtrënguese të Cameron

Euroskeptiku, Iain Duncan Smith, i cili dha dorëheqjen nga qeveria në formë proteste kundër shkurtimeve në buxhet, përdori tone kritike kundër politikës së masave shtrënguese të David Cameron, duke ngjallur ndasi të thella brenda qeverisë konservatore, tre muaj nga organizimi i referendumit për largimin nga Bashkimi Evropian.

I pyetur në emisionin politik të së dielës në BBC ” The Andrew Marr Show”, ish-lideri i partisë konservatore (2001-2003) denoncoi faktin e shkurtimeve buxhetore të fokusuara më tepër në ndihmën sociale kryesisht për shtresën më të varfër, ndërsa disa çështje të tjera si pensionet u ruajtën të paprekura.

“Kjo të krijon përshtypjen se ne i shohim (këto fonde ndaj shtresës së varfër) si një grusht me para që nuk kanë shumë rëndësi meqënëse (përfituesit e kësaj shtrese) nuk votojnë për ne”, u shpreh ai.

Iain Duncan Smith, i cili mbante postin e ministrit të Punës dhe Pensioneve prej ardhjes në pushtet të David Cameron në vitin 2010, dha dorëheqjen dy ditë më parë, në mënyrë zyrtare duke shfaqur kundërshtimet e tij ndaj shkurtimeve në buxhet që preknin pensionet e invaliditetit, miratuar në buxhet disa ditë më parë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button