☁️
Tiranë 16°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,755 ▲ +0.54% ETH $2,158 ▲ +0.74% XRP $1.4444 ▲ +0.17% SOL $90.1200 ▲ +0.84%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Një jaht i rrallë viziton Sarandën

Një jaht i pa zakontë ka vizituar këto ditë ujrat shqiptare dhe pikërisht ato të Jonit.

Bëhet fjalë për arritjen e fundit të teknologjisë ultra moderne të jahteve. Ai është ankoruar për disa orë në brigjet e Sarandës dhe pasagjerët  e tij të rrallë, kanë bërë një vizitë në Butrint.

Jahti vinte nga Greqia dhe me të udhëtonte  djali i mbretit të Arabisë  Saudite  Al Saud.

“Nuk dihet sa të tjerë kanë qenë në bordin e kësaj anije super luksoze, por ajo ka ndaluar në ujrat e Sarandës” thotë për ATSH-në Drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare.

Dy prej  pasagjerëve  të  anijes kanë vizituar Butrintin dhe i ka shoqëruar vetë Tare për në amfiteatrin e lashtë.

Kjo është dhe vet enigma që pikërisht shoqëruesi i tyre nuk ka mësuar shumë gjëra për vizitorët e rrallë,  jahtin super luksoz  dhe qëllimin e udhëtimit përfundimtarë. Pasi kanë mbaruar vizitën në Butrint, vizitorët e janë larguar në drejtim të Greqisë.

“Vizita e këtij super jahti luksoz është një shenjë e mirë për fillimin e sezonit turistik dhe për mundësitë e mëdha që ka turizmi i lundrimit në brigjet shqiptare” përfundon prononcimin për ATSH,  Auron Tare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.