🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,714 ▼ -2.35% ETH $2,075 ▼ -2.61% XRP $1.3905 ▼ -2.52% SOL $87.0200 ▼ -3.61%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Opinion

Një mesazh dhe dy pasoja nga votimi i së enjtes në Kuvend

Shumica dërrmuese e njerëzve që nuk kanë akses në dosjen hetimore kundër Belinda Ballukut dhe janë imunë ndaj llojit të akuzave me destinacion fantazinë, nuk gjejnë frymëzim të protestojnë që një deputete u mbrojt nga burgosja në fazën e hetimit. Në thelb kjo nuk ndyshon asgjë për procesin. Ndërsa u sfidua në Kuvend, SPAK s’ka gjasa të dekurajohet. Përkundrazi, duhet të jetë motivuar dyfish për të përmbyllur hetimet e çuar aktakuzën në gjykatë.

Thënë këto, vendimi i grupit të shumicës dhe fjalimet e Kryeministrit Rama që i kanë paraprirë dritave të kuqe të tetëdhjetë e tre deputetëve meritojnë vëmendje në lidhje me mesazhin që përcjellin dhe pasojat eventuale.

Kryemesazhi përmbledhës i Ramës me të tijtë për SPAK sipas meje është ky: Për sa varet prej nesh dhe është në tagrin e votës sonë, nuk na keni në krah, por përballë.

SPAK dhe GJKKO duhet të jenë përgatitur për këtë ndryshim kursi qëkurse Rama dha alarmin kundër Republikës së Prokurorëve disa vite më parë e derisa referoi në një nga fjalimet e fundit reflektimin “bëmë gabim për reformën“ të dy shokëve të Partisë. Shto këtu përgojimin me një gjuhë të papërshtatshme të rrogave sa “frëngu pulën” të magjistratëve, a thua se ua jep ai dhe jo ligji, dhe meqë paguhen kaq shumë duhet të mendohen mirë para se të merren me njerëzit e qeverisë!

Besoj se SPAK dhe GJKKO janë të qetë e më të vendosur në misionin e tyre. Ata janë krijuan për të luftuar pandëshkueshmërinë në sferat e larta të politikës dhe krimit. Ka qenë e kuptueshme se përveçse nga qeveritë e mëparshme, lëndën më të madhe do ta merrnin nga qeveria në fuqi. Kështu po ndodh.

Përballja në suazën e respektit të ndërsjelltë dhe kufijve të qartë të fushave të veprimit midis pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor është një lajm i mirë për dialektikën e demokracisë sonë. Lajm i keq ka qenë e do të ishte drejtësia nën çizmen e ekzekutivit, si ajo që kemi patur përpara se të fillonte të jepte rezultate drejtësia e re.

Nga distanca që kam me provat nuk e gjykoj dot vendimin në seancën e pardjeshme. Por pasojat politike të fjalëve që u thanë për të përligjur votimin në mbështetje të Ballukut dukshëm janë dy: njëra në rrafshin e brendshëm, tjetra në rrafshin e integrimit europian.

“Prishja e barazisë në tendera nuk është korrupsion”, u përmend shpesh si leva e Arkimedit për vendimin që u muar. Përtej përkufizmeve ligjore të veprave penale që shprehin nuanca, logjika më e thjeshtë të thotë se shkelja e barazisë në tendera bëhet për përfitime të paligjshme.
Për çfarë tjetër?

 Mos duhet të kapen në flagrancë korruptuesi dhe i korruptuari, duke dhënë e duke marrë thesin a shukun e parave në dorë ? Prej shumë e shumë kohësh e veçanërisht në epokën e teknologjisë digjitale korrupsioni bëhet me “duar të pastra”, madje pa duar fare, me lloj lloj formash. Duke dashur të çojë varkën aty ku e ka ndarë mendjen ta çojë retorika e mbingarkuar e kryeministrit e plas si balsam dhe amnisti, për të mos thënë si kushtrim, për gjithë të predispozuarit për të abuzuar me detyrën shtetërore, zbulimin literal se prishja e barazisë në tendera apo shpërdorimi i detyrës nuk janë korrupsion. E gjithë kjo bëhët shumë e dëmshme kur mbajnë parasysh se qeveria është ndër vite absente sa i takon padive të bëra në SPAK për raste të korrupsionit dhe abuzimeve brenda piramidës shtetërore. Megjithëse ka nën ombrellën e saj disa zyra të kontrollit dhe antikorrupsionit.

Efektet e votimit në rrafshin e integrimit të vendit në BE i dhanë shenjat në reagimet flakë për flakë të ambasadave të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Suedisë si dhe të Komisionit Europian. Po mjaftohemi të citojnë reagimin e ambasadës Gjermane që thotë: “Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve. Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”.

 Kushdo mund të pikasë një tekst paralajmërues në kufijtë e rreptësisë, që reflekton shqetësime më të thella, të bëra të njohura më parë nga qeveria gjermane, në lidhje me ekuivoket e Tiranës për drejtësinë e me gjerë. Lëshuar menjëherë pas votimit në Kuvend kjo deklaratë flet qartë se çfarë ka pritur Gjermania nga seanca e ditës së enjte.
Kryeministri Rama reagoi brënda ditës me një sqarim duke siguruar Gjermaninë dhe Komisionin Europian se Shqipëria nuk ka një plan B për integrimin dhe se do të jetë në BE në vitin 2030. Shumë mirë. Por duhet ta dimë se ketë vendim nuk e marrim ne. E merr Gjermania, nota e së cilës është vendimtare. E marrin vendet e BE-se, e merr BE-ja në bazë të meritës ku lufta kundër korrupsionit mbetet provimi më i vështirë. Vendet që po flasin nuk janë shqetësuar kot. Ato kanë investuar e vijojnë të investojnë për drejtësinë e pavarur dhe luftën kundër korrupsionit e krimit në Shqipëri. Ata kanë informacionet e tyre për kulisat dhe lojërat e Tiranës.

Nëqoftëse Rama i kalon pa kosto në BE votimin e djeshëm dhe nismat ligjore që synojnë t’ja vështirësojnë punën drejtësisë, bravo i qoftë.
Por nëse rezulton ta ketë shkëmbyer integrimin me mbrojtjen e bashkëpunëtorëve nën akuza, nuk mund të thotë se nuk ishte i paralajmëruar./mapo.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.