🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 11 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 86.42 ▼4.01%
ARI 4,234 ▲2.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,478 ▲ +2.96% ETH $1,679 ▲ +3.5% XRP $1.1401 ▲ +4.18% SOL $67.0000 ▲ +6.37%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.42 ▼4.01 % ARI 4,234 ▲2.43 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.42 ▼4.01 % ARI 4,234 ▲2.43 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Sporti

Një reportazh nga FSHF TV/ Sporti bashkon, larg nga episodet e pahijshme në botën e futbollit

Qëllimi i futbollit është të argëtojë dhe të bashkojë, elemente që duhet të jenë parësore në çdo aktivitet sportiv. FIFA, UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë ndërtuar politika të forta prej shumë vitesh për të shmangur aktet e pahijshme gjatë ndeshjeve të futbollit, me synimin për të krijuar kushte sa më të favorshme për të gjithë ata që duan të jenë pranë sportit më popullor në botë. Futbolli dhe ngjarjet e pahijshme nuk mund të qëndrojnë kurrsesi përkrah njëri-tjetrit.

FSHF TV sjell një reportazh lidhur me këtë çështje delikate, që kërkon një ndërgjegjësim, së pari nga aktorët e sportit. Drejtori i Departamentit të Kërkimit dhe Zhvillimit në FSHF, Alban Tafaj, sekretari i përgjithshëm i SHRF Tiranë, Ardian Haçi, drejtori i Departamentit të Sigurisë, Armando Mandro dhe gazetari Alban Xhihani tregojnë episodet dhe ngjarjet që kanë ndikuar këtë sezon, si dhe masat që duhen marrë në raste të tilla.

Organizimi i aktiviteteve ndërkombëtare në Shqipëri, si finalja e Conference League, finalet e Kampionatit Europian U17 dhe turnetë e shumtë ndërkombëtarë të moshave të ndryshme, i kanë krijuar vendit tonë eksperiencën e mjaftueshme për të qenë përkrah vendeve europiane në këtë drejtim.

Krahas politikave që udhëzohen nga UEFA, FIFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit, është thelbësore që klubet të jenë shembulli kryesor, në mënyrë që të shmangen episodet që nuk i takojnë futbollit. Një nga fenomenet që ka pasur ndikim këtë edicion të Abissnet Superiore ka qenë braktisja e ndeshjes nga lojtarët në fragmente të caktuara, si formë proteste ndaj vendimeve të gjyqtarëve.

Klubet duhet të punojnë më shumë në shmangjen e këtyre episodeve, pasi janë hallka e parë që konsiderohet si rregullatore për të parandaluar situata të pakëndshme. Gjithçka nis nga fusha, nga një episod i vetëm që mund të ndikojë në vijimësinë e ngjarjeve. Reagimet e tepruara të lojtarëve, provokimet, debatet në momentet e zëvendësimeve apo përplasjet në fushën e lojës mund të jenë shkak i situatave të pahijshme. Momente që ndoshta kalojnë pa rënë shumë në sy, por që mund të kenë një ndikim të madh në atë çfarë ndodh më pas.

Në vitet e fundit janë bërë ndryshime, ku sanksionet për ata që shkaktojnë akte dhune janë ashpërsuar. Megjithatë, kjo nuk mjafton, pasi flasim për aktivitete ku marrin pjesë masa të gjera njerëzish dhe kërkohet ndërgjegjësimi i individëve, të cilët duhet të kuptojnë se episode të tilla jo vetëm që janë të dënueshme, por nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.

Futbolli është një formë argëtimi që bashkon komunitete të ndryshme dhe nuk duhet harruar kurrsesi qëllimi i tij kryesor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.