☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 96.97 ▼2.07%
ARI 4,196 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,914 ▲ +1.44% ETH $2,437 ▲ +1.11% XRP $1.3151 ▲ +1.76% SOL $105.7600 ▲ +2.46%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 96.97 ▼2.07 % ARI 4,196 ▲0.35 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 96.97 ▼2.07 % ARI 4,196 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kosova

Osmani për DW: Zgjedhjet e shpeshta po e dëmtojnë Kosovën, kërkohet kompromis

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për procesin e fundit zgjedhor në vend në një intervistë për Deutsche Welle, duke e cilësuar situatën politike si të përsëritur dhe të dëmshme për funksionimin institucional dhe për rrugën e integrimit evropian të Kosovës.

Osmani gjatë kësaj interviste theksoi se përsëritja e krizave politike po krijon frustrim te qytetarët.

“Është bërë një dukuri e rregullt, por është për të ardhur keq. Është për të ardhur keq për njerëzit që po bëhen gjithnjë e më të frustruar nga këto procese të përsëritura. Është frustrim edhe për vendin, i cili nuk po arrin të ecë përpara me procese shumë të rëndësishme të brendshme”, tha ajo.

Mirëpo, ajo gjithashtu deklaroi se kjo situatë është frustruese edhe për faktin se pengon zhvillimin e vendit.

“Është gjithashtu frustrim për procesin e integrimit evropian, i cili po ngec për shkak të krizave të njëpasnjëshme”, tha Osmani.

Ajo shtoi se pas zgjedhjeve të fundit është më optimiste se forcat politike do të arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e institucioneve.

“Pas këtyre zgjedhjeve, jam pak më shpresëplotë se të gjitha forcat politike do ta kuptojnë se kompromisi është rruga përpara dhe se institucionet do të formohen sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Osmani theksoi se vonesat në formimin e institucioneve po ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin politik dhe në proceset e rëndësishme shtetërore të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.