Një shqiptar i Maqedonisë humb jetën në luftimet në Siri
Mediat maqedonase raportojnë se një shqiptar i Maqedonisë është vrarë gjatë luftimeve të fundit për xhihad në Siri. Sipas shtypit fqinj, bëhet fjalë për 24-vjeçarin Sadik Xhemaili, 24 vjeç nga fshati Zdunje i Gostivarit.
Xhemaili ishte larguar për në Siri në muajin shtator të vitit të kaluar, duke përshkruar kufirin e Qafës së Thanës për të mbërritur më pas në Turqi.
24-vjeçari është viktima e fundit e një liste të gjatë shqiptarësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia që kanë humbur jetën në Siri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.