Një student 24-vjeçar po planifikonte sulme terroriste ndaj kishave në Francë
Një burrë i arrestuar të dielën e kaluar për vrasjen e një gruaje në periferitë e Parisit, dyshohet se kishte plane për të kryer atentate ndaj disa kishave në Francë.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.
I dyshuari është një student informatike 24-vjeçar dhe gjithashtu kishte plane për të udhëtuar së shpejti në Siri, tha ministri në një dalje të shkurtër për mediat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.