Bota
Një tërmet 4,6 ballë Rihter godet rajonin bregdetar Hamadori
Një tërmet tjetër me magnitudë 4,6 ballë të shkallës Rihter ndodhi sot në afërsi të centralit bërthamor të Fukushimas, njoftoi Agjencia meteorologjike kombëtare.
Tërmeti u regjistrua në orën lokale 17:24 në rajonin bregdetar të quajtur Hamadori në prefekturën Fukushima (verilindje), atje ku ndodhet kompleksi bërthamor i shkatërruar nga cunami i 11 marsit 2011.
”Nuk ka rrezik për cunami”, theksoi agjencia në faqen e internetit.
Ky tërmet ndodhi ndërkohë që një tërmet me magnitudë 6,8 ballë Rihter ndodhi në brigjet e të njëjtës zonës javën e kaluar. Ai shkaktoi një cunami të vogël prej disa dhjetra centimetra.