Ekonomia

Norvegjezët dhe “Ndërtimi i integritetit dhe etika e biznesit”

Qeveria norvegjeze, nëpërmjet Ambasadës së Norvegjisë, ka organizuar sot në Tiranë, konferencën “Ndërtimi i integritetit dhe etika e biznesit”, një problem global por edhe kombëtar në kohën e sotme.

Në konferencë morën pjesë Jan Braathu, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë dhe Shqipëri; Milva Ekonomi, Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Romana Vlahutin, Ambasador, Shef i Delegacionit të BE-së në Shqipëri; Svein Eriksen, Këshilltar i Lartë, Drejtoria Norvegjeze për Menaxhimin Publik dhe Standardet Ndërkombëtare CSR. Ishin të pranishëm edhe përfaqësues të biznesit norvegjes në Shqipëri, si: Adamantios Frantzis, Menaxheri i Përgjithshëm i Antea Cement, pjesë e kompanisë, “Titan” Group; Tom Kristian Larsen, Drejtor Menaxhues, Devoll Hydropower, Statkraft;  Bulent Tatar, Menaxher i Projektit, Moglicë Dam dhe Projekti Hidroenergjetik Ëorks civile, LIMAK; Per Sundbye, drejtues i Mjekësisë Ligjore të Evropës Juglindore dhe Marinela Jason, Konsulli i Nderit i Përgjithshëm i Norvegjisë dhe Drejtor Ekzekutiv e Shoqatës investitorëve të huaj të Shqipërisë.

aaaNë fjalën e hapjes së konferencës ambasadori i Norvegjisë,  Jan Braathu, tha se “integriteti dhe etika e biznesit janë të lidhura me njëra tjetrën dhe këto dy koncepte në 16 vitet e fundit janë bërë për korporatat një normë e re, por dhe qeveria duhet të ushtrojë përgjegjësi sociale”.

Duke folur për qeverinë Norvegjeze, ambasadori Braathu, tha se, “ajo përpiqet të sjellë në Shqipëri, praktikat më të mira ku si shëmbull është Statkraft, investitori më i madh në ndërtimin e hidrocentraleve në Shqipëri, me 535 milionë euro investime, ku përgjegjësia sociale dhe etika shkojnë më tej se ky investim”.

Ambasadori Braathu, i është referuar revistës prestigjioze amerikane “Forbes” se “standard i ri në të bërin biznes kudo në botë karakterizohet nga Përgjegjsia Sociale e Koorporatës”. “Dikur ishte thjesht shkëmbim mall apo shërbim me para sot koncepti i të bërit biznes ka evoluar dhe kjo në funksion të një marrëdhënie më të mirë, transparente dhe të përgjegjshme me konsumatorin”, citon Braathu.

Përgjegjësia sociale dhe etika e biznesit dhe korporatave ne tregun global, u njoftuan nga Sekretari i Përgjithshëm në Davos në vitin 1999 dhe zyrtarisht filloj të praktikohej në vitin 2000. “Kompanitë u angazhuan për të mbështetur dhe promovuar 10 parime si: të drejtat e njeriut, standardet e punës, mjedisi dhe anti-korrupsion, etj. Kompakti Global u pasua nga Udhëzimet e OECD-së, në vitin 2000, dhe nga udhëzimet e Dhomës Ndërkombëtare e Tregtisë për të kryer biznes”, tha ambasadori. “Tani ka organizata CSR në të gjithë Evropën, por edhe në Shqipëri. Ajo që filloi si një koncept tashmë është bërë një lëvizje. Lëvizja CSR përbëhet nga bizneset dhe aktorë të tjerë të cilët në mënyrë kolektive kërkojnë të inkurajojë kompanitë për të kuptuar ndikimin e biznesit të tyre në pjesën tjetër të shoqërisë, në  mjedis, etj.”, tha ai.

Sipas ambasadorit, Braathu, “Shqipëria nuk mund t’i shpëtojë kësaj praktike, por mënyra sesi zbatohet ajo ndryshon nga vendi në vend dhe nga biznesi në biznes”.

aaaaaPo cili është qëndrimi i qeverisë shqiptare për këtë problem? Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, në fjalë e saj tha se qeveria po ndermerr strategji që kanë të bëjnë me orientimin e bizneseve drejt pergjegjësive sociale dhe etikës koherente që ato të jenë më konkrete dhe aktive në punën e tyre. “Përgjegjësia sociale është një koncept më i gjerë se koncepti i etikës”, tha Ekonomi. “Edhe ne jemi pjesë e përgjegjësisë globale”, tha ajo. “Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është e angazhuar të mbështesë dhe zhvilloj më tej këto koncepte korporative dhe është shumë e rëndësishme që arritjet dhe praktikat norvegjeze të aplikohen edhe në vëndin tonë”, tha ajo.

Lidhur me rëndësinë e përgjegjësisë sociale dhe etikën e korporatave në kohën  e sotme, por edhe për faktin që kjo është e lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, foli Romana Vlahutin, Ambasadore, Shefe e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Lidhur me standartet ndërkombëtare të lidhura me ato kombëtare, foli z.Svein Eriksen, Këshilltar i Lartë, Drejtoria Norvegjeze për Menaxhimin Publik dhe Standardet Ndërkombëtare. “Standardet Ndërkombëtare janë të shumta dhe të nevojshme”, tha ai. Sipas Eriksen “Eshtë bërë një studim për 9 vënde të Europës Lindore, si Bullgaria, Rumania, Shqipëria dhe për vendet e ish Jugosllavisë me përjashtim të Sllovenië. Standartet janë të shumta dhe pjesa më e madhe e tyre janë miratuar pas viteve ’90. Ka disa mekanizma ndërkombëtarë që bëjnë monitorimin e vëndeve”.

Po çfarë doli nga studimi? Sipas Eriksen “U studjuan 106 fusha ligjore si: korrupsioni, prokurimet, Avokati i Popullit, liria e informacionit, etj. Aspekti ligjor në pjesën më të madhe është në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe ky është një revolucion i vërtetë, por ka mospërputhje me zbatimin e tyre”. Duke qënë koshient për nivelin e përgjthshëm të këtyre vëndeve, jo thjeshtë për shfajësim, Eriksen, është koshient kur thotë se: “Natyrisht ato nuk mund të zbatohen 100 përqind”.

aPo përse? “Ka edhe raste të cilat kanë të bëjne me koncepte të së kaluarës komuniste, por edhe parakomuniste. Psh në disa vënde të ish jugosllavisë nuk ka ligje për transparencën, por ka qindra për ruatjen e sekretit shtetëror!”, thotë ai.

“Standartet mbrojnë të drejtat e qytetarëve. Shumë gjëra kanë të bëjnë me mendësitë e njerëzve që nuk ndryshojnë brënda një nate, por duhen dekata”, tha Eriksen.

Duke sjellë praktikat më të mira që sjellin dhe aplikojnë në vëndin tonë folën më pas Adamantios Frantzis, Menaxheri i Përgjithshëm i Antea Cement, pjesë e kompanisë, “Titan” Group; Tom Kristian Larsen, Drejtor Menaxhues, Devoll Hydropoëer, Statkraft;  Bulent Tatar, Menaxher i Projektit, Moglicë Dam dhe Projekti Hidroenergjetik Ëorks civile, LIMAK. Në konferencë referoi edhe Per Sundbye, drejtues i Mjekësisë Ligjore të Evropës Juglindore.

Ne fund të konferencës, foli Marinela Jason, Konsulli i Nderit i Përgjithshëm i Norvegjisë dhe Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës investitorëve të huaj të Shqipërisë, e cila bëri edhe përmbledhjen dhe konkluzioniet e konferencës së sotme.

Ded Kola

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button