⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.99 ▲0.86%
ARI 4,141 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,212 ▲ +1.29% ETH $2,476 ▲ +0.93% XRP $1.3651 ▲ +2.08% SOL $107.1100 ▲ +0.41%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.99 ▲0.86 % ARI 4,141 ▼0.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.99 ▲0.86 % ARI 4,141 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Nufi takon Komandantin Suprem të NATO-s në Belgjikë: Porto Romano dhe Korridorit VIII, projekte madhore për lëvizshmërinë e Aleancës

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), ku u prit nga Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, Gjeneral Alexus G. Grynkewich.

Sipas Ministrit Nufi, takimi në SHAPE pasqyron partneritetin e qëndrueshëm mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe aleatëve në NATO, duke nënvizuar se Shqipëria mbetet fuqimisht e angazhuar ndaj NATO-s, mbrojtjes kolektive dhe partneritetit transatlantik, në një kohë sfidash në rritje gjeopolitike dhe të sigurisë.

Përgjatë takimit me Gjeneral Grynkewich, u vu në dukje roli gjithnjë e më aktiv i vendit tonë në strukturat vendimmarrëse, operacionale dhe strategjike të Aleancës.

“Përfaqësimi i Shqipërisë në nivelet më të larta të komandimit të NATO-s është tashmë një realitet i prekshëm që dëshmon pjekurinë profesionale të Forcave tona të Armatosura dhe besimin që aleatët kanë ndaj Shqipërisë, si një vend që kontribuon aktivisht në sigurinë kolektive euroatlantike. Mbështetja e vazhdueshme e Aleatëve mbetet kyçe për forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe rritjen e gatishmërisë operacionale.” – u shpreh Ministri Nufi.

Ndër të tjera, Nufi siguroi Gjeneral Alexus G. Grynkewich se Shqipëria ka si prioritet kryesor modernizimin e vazhdueshëm të Forcave të Armatosura dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO, duke respektuar zotimin e dhënë në Hagë, për investimet në mbrojtje dhe duke avancuar modernizimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Përgjatë bashkëbisedimit, palët diskutuan edhe për Bazën Detare të Porto Romanos dhe mobilitetin përgjatë Korridorit VIII. Ministri Nufi u shpreh se këto janë disa prej projekteve madhore, për të cilat vendi ynë po bën investime të rëndësishme në infrastrukturën strategjike në forcimin e lëvizshmërisë së NATO-s, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë operacionale.

Pjesë e bisedës me komandantin e lartë amerikan ishte edhe vendosmëria e Shqipërisë për të rritur kontributin në të gjitha operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, përfshirë misionin e NATO-s KFOR dhe EUFOR ALTHEA, pasi u vlerësua se rajoni mbetet i ekspozuar ndaj ndikimeve keqdashëse, si dhe ndaj sulmeve hibride dhe kibernetike, çka kërkon vëmendje dhe koordinim të vazhdueshëm mes aleatëve.

Ministri i Mbrojtjes i tha Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë, gjeneral Grynkeëich se Shqipëria po përgatitet intensivisht për Samitin historik të NATO-s në Tiranë, vitin që vjen.

Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE) është zemra operacionale e NATO-s, qendra ku ndërthuren planifikimi strategjik, drejtimi operacional dhe koordinimi shumëkombësh i Aleancës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.