Kronika

Nuk dorëzuan deklaratën e interesave private, ILDKP gjobit 10 zyrtarë të administratës

ildkp1Inspektoratit i Lartë i Pasurisë ka penalizuar me masë administrative, gjobë, 10 zyrtarë të administratës publike. Sipas informacioneve që përcjell ILDKP, bëhet e ditur se këta zyrtare nuk kanë dorëzuar në kohë të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, duke mos paraqitur asnjë shkak ligjore të arsyeshme.

Në këto kushte, Inspektori i Përgjithshëm, vendosi masën administrative “gjobë” për 10 zyrtarë, subjekte deklarues të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private, konkretisht:

Gjevalin Gjeloshaj, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë dhe Qazim Gjana, me detyrë Doganier në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë.

Po ashtu, masa administrative është marr dhe për Arjan Cane, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Sarandë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë dhe Dule Koka, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Gjirokastër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë.

Ndërkohë, në listën e zyrtarëve të administratës, është dhe Liset Logli, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Gjirokastër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë, si dhe Jonis Isaj, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Korçë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë.

Po ashtu masa administrative është vendosur dhe për Gjin Dedndreaj, me detyrë Doganier në Drejtorinë Doganore Rinas, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë, si dhe për Murat Pashaj, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë.

Një tjetër zyrtar është dhe Ilir Përmeti, me detyrë me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë.

“Në zbatim të nenit 40, pika 1 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, sipas të cilit: “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë”, Inspektori i Përgjithshëm, përmes Vendimit të Posaçëm, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet e lartpërmendur.
Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj këtij subjekti, Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarët, subjekte deklarimi, si dhe institucionin epror.

Inspektorati i Lartë u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës.”-citohet në deklaratën e ILDKP-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button