“Nuk e kemi braktisur tryezën për Zgjedhoren”/ Deklarata e Bashës, reagon Yuri Kim
“Ne e mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Mezi presim që liderë të tjerë të tregojnë udhëheqje të ngjashme.”
Ndërkohë më herët, Basha deklaroi:
“Ne do tu japim garancinë shqiptarëve për të shkuar drejt kutive të votimit që të largojmë këtë të keqe. Loja e Ramës se duke shkatërruar Teatrin do shkatërronte reformën apo se do merrte peng procesin e integrimit doli zbuluar. Të gjithë e panë planin e tij mafioz. Ne jemi të vendosur të mos ta lejojmë këtë. Ne do t’u japim garancinë shqiptarëve për të shkuar drejt kutive të votimit që të largojmë këtë të keqe. Nis fillimi i drejtësisë popullore, për teatrin, ekonomine dhe vendin. Sepse ai po sillet si një kriminel që po shkel ligjet dhe Kushtetutën. Do përfundojmë një orë e më parë reformën zgjedhore që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve dhe procesit të integrimit. Rama duhet të largohet një orë e më parë me votë të lirë. Ne s’do braktisim kurrë reformën zgjedhore sepse vonon largimin e Ramës.”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.