Opinion

Nuk është neveri, është krim!

MIRA MEKSI

Nuk eshte rifitimi i ndergjegjes ekzistenciale ala Sartre qe ndjeni neveri- Eshte Krim

Me sa duket ka nje pike vlimi te se keqes, nje pike kur ndyresia e mbledhur si qelbi i çibanit vit pas viti shperthen ne siperfaqe dhe krateri i mbetur rrezikon te perpije ata qe e krijuan, ata qe e ushqyen me parate, vuajtjen dhe gjakun e te munduarve. Kjo ndodhi edhe ne spitalin onkologjik te QSUT-se, shpertheu krimi dhe u be publik. Te gjithe u tmerruan. Po perse? Pak krime kemi pare e degjuar? Pak kronika te zeza na torturojne shpirtin perdite? A nuk jemi nje pellemb vend me nje dendesi kronike te zeze alarmante? U dritheruam , sepse mesuam qe te munduarit, te dobtit, ata qe Zoti, a natyra i ka goditur me semundjen e rende, neperkemben, mosperfillen,poshterohen, çnjerezohen, zhvaten dhe lihen ne meshire te fatit te tyre te lige. Nga kush? Nga mjeku. Ai te cilin e sublimojme ne zemren tone, sepse na kthen shendetin dhe jeten. Mjeku qe nga engjell eshte kthyer ne djall. Por po te germojme ca me thelle, lehtesisht do te shohim nje sistem te tere korrupsioni, te mirendertuar, te sofistikuar dhe me baza te forta, qe ka marre jete dhe vepron ne komoditet te plote prej shume kohesh…Po si ndodhi qe iu zbulua publikut? E beri politika, e ben te munduarit e gjore qe po i firon gjaku neper dyert e onkologjikut? E bene ata qe jane pergjegjes per mbarvajtjen e sistemit shendetsor? Jo aspak. Politika as qe do t’ia dije dhe te munduarit i jane dorezuar “ gurit te sakrifikimit” Onkologjik. Po kush ia zbuloi opinionit publik kete krim te rende? Vete ata, xhelatet e te te munduarve, mjeket kriminele te onkologjikut te famshem! Po si, u çmenden? Pikerisht, pasi u majmen si derra te ndyre me gjakun e te semureve, pasi e kthyen gjakun e tyre ne pushime luksoze dhe vila dhe makina te shtrenjta, u kthyen ne fodulle te kapardisur, ne te paprekshem, ne te pandeshkueshem, kishin kapur qiellin me dore, ndiheshin Perendi…Ketu nisi dhe humbja e tyre- i dhane gojes pa asnje shqetesim, te sigurte se “ rrjeta e merimanges” se tyre do te funksiononte ne jete te jeteve, perderisa te ekzistonte semundja e lige, e cila kish raste te ishte shpikja e tyre. Keto dite te vapeta ne Tiranen e dritheruar nga tmerri i Onkologjikut, kam degjuar mikesha te mijat te me rrefejne me gojen dhe lotet e tyre poshterimet çnjerezore qe kane pesuar dyerve te atij spitali te mallkuar.

A e dini se ka nje çeles te vogel qe ndez makinen e perbindshme te korrupsionit ne Onkologjik? A keni degjuar per te famshmen, bjonden legjendare, mizoren infermiere Ritën? Kush nuk e njeh prej te munduarve, te gjithe kalojne nepermjet saj dhe vetem nepermjet saj, pa asnje shpetim. E pra kjo grua gorgone detyron ne qindra forma qe, vetem mendja e saj pjellore ne ligesi shpik, qe te munduarit, pacientet e gjore te onkologjikut, te japin rryshfetin e pare tek ajo. Eshte po aq efikase sa vete Vdekja, nuk gabon kurre, ta merr lekun edhe per te hapur nje kartele te re, te cilen e ke hapur nje dite me pare. Edhe kur pacienti ka çdo dokument ne rregull, gorgona i le pafundesisht te presin gjersa durimi iu soset dhe i dorezohen te mundur asaj duke i dhene rryshfetin. Nje zonje e nderuar me tregoi sot se kur nga padurimi i pritjes nje me dy dhe prekte nje varese floriri ne qafe, gorgona bjonde qe nuk i shpetonte asgje, me nje harbuteri primitive dhe me ze te vrazhde iu drejtua: “ po ti mi ç’ma prek ate varese ne qafe sikur do me japesh gje”. Zonja e nderuar nuk kish thene nje fjale, por poshterimi qe i kish bere gorgona e kish prekur thelle. Ka qindra, mijera raste te tilla.

Doli Ministrja e Shendetesise dhe tha se ndihej e neveritur. Ç’fare neverie moj zonje, a thua se ke rifituar ndergjegjen ekzistenciale dhe ndjen neverine ala Sartre! Ky eshte krim, dhe perpara krimit ndjen zemerim, revolte! Ju qe keni pergjegjesi ndaj ketij krimi, perse nuk veproni? A mund te thoni qe nuk dinit gje? Ne kete rast duhet te jeni e verber, shurdhane… por jo nuk jeni e tille, me e pakta jeni e paafte. Dhe jepni doreheqjen, eshte e vetmja gje e drejte qe mund te beni, pasi nuk bete asgje gjer me sot. Fitoni nderin e humbur!

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button