☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.22 ▼1.14%
ARI 4,750 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,537 ▲ +3.52% ETH $2,132 ▲ +5.57% XRP $1.3507 ▲ +3.22% SOL $83.3300 ▲ +3.41%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Nuk ka fitues në SHBA-Uells, skuadrat ndajnë pikët

Nuk ka fitues në ndeshjen e dytë të grupit B, atë midis SHBA dhe Uells, me sfidën që u mbyll në barazim 1-1.
Një sfidë e vakët në raste dhe dëshira e të dyja skuadrave për të bërë mirë nuk mjaftoi, kjo pasi si amerikanët ashtu edhe Uellsi vuajtën mungesën e saktësisë përpara portave respektive.

Pjesa e parë foli më shumë për amerikanët të cilët krijuan volum loje dhe kaluan në avantazh në minutën e 36-të me Weah, i cili shfrytëzoi në maksimum pasimin e Pulisic, me këtë të fundit që dhuroi një asist me shumë vizion.

1-0 dhe kështu u mbyll pjesa e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë, pak gjëra ndryshuan, por të besuarit e Berhalter nuk ia dolën të dyfishonin rezultatin.

Kur gjithçka po shkonte shumë mirë për amerikanët, Uellsi fitoi një penallti në minutën e 81-të dhe te pika e bardhë u prezantua Gareth Bale, i cili nuk gaboi duke barazuar rezultatin.

Ishte pikërisht goli i ishit të Real Madrid që i dha tjetër ritëm takimit dhe jo vetëm, pasi uellsianët i shkuan pranë përmbysjes me Johnson, por ky i fundit u ndal nga Turner.

Në fund asgjë nuk ndryshoi dhe sfida u mbyll në barazim duke lënë të hapur gjithçka përsa i përket kualifikimit.

Në grupin B kryeson Anglia me 3 pikë, ndërsa SHBA dhe Uells me 1 pikë dhe mbyll Irani me 0 pikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.