☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.04 ▼2%
ARI 3,913 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,425 ▲ +0.93% ETH $2,289 ▲ +1.01% XRP $1.2564 ▲ +0.09% SOL $95.1300 ▼ -0.69%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.04 ▼2 % ARI 3,913 ▲0.36 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.04 ▼2 % ARI 3,913 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Amerika

Trump në Dublin: Ribashkimi i Irlandës “do të ndodhë përfundimisht”

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën në Dublin se ribashkimi i Irlandës “do të ishte një gjë fantastike” dhe se “do të ndodhë përfundimisht”, duke u hedhur në një temë shumë të ndjeshme gjatë takimit bilateral me kryeministrin irlandez Micheál Martin.

Komentet e presidentit amerikan shkaktuan reagime të menjëhershme në Londër dhe Belfast. Zyra e kryeministrit britanik (Downing Street) kujtoi deklaratat e kryeministrit të ri Andy Burnham nga gushti, sipas të cilit një referendum kufitar për statusin e Irlandës së Veriut është “jashtë tryeze”. Ndërsa lideri i Partisë Demokratike Unioniste, Gavin Robinson, tha se e ardhmja e Irlandës së Veriut “do të vendoset nga njerëzit e Irlandës së Veriut, jo nga komentet në Londër, Dublin apo Washington”.

Gjatë vizitës së tij në Irlandë, Trump përsëriti gjithashtu thirrjen që Britania e Madhe të rihapë Detin e Veriut për shpime nafte dhe gazi. Ai pretendoi po ashtu se mund ta “zgjidhte” mosmarrëveshjen e gjatë mes Britanisë dhe Argjentinës për Ishujt Falkland, duke shtuar kështu edhe një temë tjetër të ndjeshme diplomatike në axhendën e ditës.

Ndërkohë, në rrugët e Dublinit, rreth 10 mijë protestues marshuan të shtunën kundër vizitës së presidentit amerikan. Vetë Trump tha para gazetarëve se nuk ishte në dijeni të protestave që po zhvilloheshin në kryeqytetin irlandez.

Pas takimeve në Dublin, presidenti amerikan udhëtoi drejt perëndimit të vendit, në resortin e tij të golfit në Doonbeg, ku ndoqi turneun prestigjioz Irish Open. Sipas programit, të dielën ai pritet t’i dorëzojë trofeun fituesit — hera e parë që një president amerikan në detyrë merr pjesë në Irish Open.

Gjatë pritjes ceremoniale në Dublin, Trump u prit nga presidentja e Irlandës, Catherine Connolly, një kritike e gjatë e tij. Zyra e presidentes njoftoi se Connolly i përcolli Trumpit “mendimin e fortë të popullit irlandez se normalizimi i luftës dhe gjenocidit nuk mund të pranohet kurrë”. Nga ana e tij, Trump i quajti irlandezët “njerëzit më të egër që kam parë ndonjëherë… por kur duan të jenë të sjellshëm, s’ka më të mirë se ata”.

Burimi: CNN / The Times

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.