☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,892 ▼3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,952 ▼ -4.22% ETH $2,241 ▼ -3.15% XRP $1.2487 ▼ -1.7% SOL $94.9400 ▼ -4.02%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,892 ▼3.45 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,892 ▼3.45 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

LVV mban mbledhje të jashtëzakonshme, vendos t’i votojë Çitakun e Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën në mbrëmje mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka marrë vendim që në seancën e nesërme të Kuvendit t’i votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se vendimi është marrë në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë vendit stabilitet institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për të parandaluar zgjedhjet e reja.

“U konstatua që ndodhemi në momentet vendimtare për t’i dhënë vendit stabilitet institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për të parandaluar edhe një palë zgjedhje të reja, të panevojshme për shtetin e qytetarët dhe të kushtueshme për buxhetin e të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Sipas LVV-së, zgjedhjet e parakohshme të përsëritura do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet.

Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të vazhdojë të dielën në orën 10:00. LVV ka deklaruar se ka qenë dhe mbetet e gatshme të votojë për nënkryetarë nga radhët e PDK-së dhe LDK-së, me kusht që ata të mos e bojkotojnë procesin e zgjedhjes së presidentit dhe të mos e çojnë vendin në zgjedhje të reja.

“Megjithëkëtë, kryesia e LVV mori vendim që nesër të votojmë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Presim që pas konstituimit të kuvendit ky hap i vullnetit të mirë të reflektojë në konstruktivitet të tyre duke votuar për president, qoftë ajo edhe votë kundër”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, LVV ka rikujtuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kur, sipas saj, si subjekt fitues me partnerët e koalicionit parazgjedhor dhe deputetët e komuniteteve joshumicë kishte 57 deputetë.

“Pra vetëm katër deputetë mangu, e duke e zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, plot katër herë e ndryshuam emrin e kandidatit tonë për kryetar kuvendi para se të zgjidhej Dimal Basha me 26 gusht, pesë muaj pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Partia në pushtet ka përmendur edhe refuzimin e kandidatëve të saj të atëhershëm për kryetar të Kuvendit, përfshirë Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën, Hekuran Muratin dhe Arbërie Nagavcin.

“E pra, ne kemi vendosur t’i votojmë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën, edhe nëse nuk i ndërrojnë emrat e kandidatëve qysh bëmë ne”, thuhet në njoftim.

LVV ka bërë të ditur se deputetët e saj do ta votojnë Vlora Çitakun sapo ajo të ripropozohet nga PDK-ja në seancën e së dielës.

“Nesër në mëngjes deputetët e PDK-së porsa ta ripropozojnë Vlora Çitakun (e cila edhe ashtu i ka edhe dy mundësi), ne do ta votojmë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, LVV ka shprehur shpresën që Kujtim Shala, si nënkryetar i ardhshëm i Kuvendit, të marrë pjesë në seancën ku do të votohet për Bekim Sejdiun si president, në përputhje me marrëveshjen LVV-LDK.

“Gjithashtu, shpresojmë që edhe deputeti Kujtim Shala, nënkryetar i ardhshëm i kuvendit, të marrë pjesë në seancën kur do të votohet për Bekim Sejdiun president sipas marrëveshjes LVV-LDK”, përfundon njoftimi./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.