☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 103.04 ▲1.02%
ARI 3,891 ▼3.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,948 ▼ -4.18% ETH $2,241 ▼ -3.04% XRP $1.2490 ▼ -1.54% SOL $94.9400 ▼ -3.8%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 103.04 ▲1.02 % ARI 3,891 ▼3.49 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 103.04 ▲1.02 % ARI 3,891 ▼3.49 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

​“Anëtarësimi në NATO dhe BE”, Kurti takon delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pasdite priti delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror (world Economic Forum), anëtarët e të cilit përfaqësojnë 16 shtete të ndryshme dhe sjellin përvojë të gjerë në fusha të ndryshme, si të drejtat e njeriut, teknologjia dhe të tjera.

Gjatë diskutimit, kryeministri Kurti paraqiti një pasqyrë të zhvillimit të Kosovës, përfshirë rritjen ekonomike, që është gjashtëfishuar që nga viti 1999 dhe trefishuar që nga viti 2008, uljen e papunësisë, si dhe orientimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, Kurti theksoi se procesi i integrimit është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë anëtarësimi.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti foli gjithashtu për sektorët në rritje dhe me potencial të madh në Kosovë, si Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), përpunimi i drurit dhe përpunimi i metaleve, si për projektet e planifikuara për katër vitet e ardhshme, përfshirë hekurudhat, Lojërat Mesdhetare, investimet në qendrën e skijimit në Brezovicë, tranzicionin e gjelbër, minierat dhe mineralet.

Po ashtu, në një diskutim të hapur, u bisedua për forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurinë, anëtarësimin në NATO, si dhe përafrimin e politikës së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.