Nuk raportoi mbjelljen e hashashit, arrestohet kryeplaku i fshatit
Policia e Mirditës arrestoi me akuzën e moskallëzimit të krimit, kryeplakun e fshatit Trojëz.
Vladimir Ndreu, 40 vjeç u arrestua pasi nuk ka bashkëpunuar me shërbimet e policisë në aksionet e këtyre të fundit në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet ndaj 40-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “shpërdorim i detyrës” dhe “moskallëzim krimi”.
Disa ditë më parë, Policia e Mirditës ndërmori një aksion të gjerë kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Fanit. Gjatë disa operacioneve u asgjësuan rreth 3 mijë rrënjë bime hashashi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.