Bota

Numri i të vdekurve në sulmin ndaj shkollës në Pakistan shkon në 148

Numri i të vdekurve nga sulmi i ndërmarrë ndaj një shkolle ushtarake në Peshawar të Pakistanit nga ana e talebanëve arrin 148, raporton AA.

numri-i-t-euml-vdekurve-n-euml-sulmin-ndaj-shkoll-euml-s-n-euml-pakistan-shkon-n-euml-148_hdSipas një deklarate të bërë nga zëdhënësi i Qeverisë, njoftohet se është rritur numri i të vdekurve për shkak se disa prej të plagosurve kanë ndërruar jetë. Zëdhënësi gjithashtu ka njoftuar se edhe numri i të plagosurve ka arritur në 150 persona.

Sulmuesit të cilët mendohet se janë militantë talebanë pakistanezë këtë mëngjes ndërmorën një sulm ndaj një shkolle në Peshawar të drejtuar nga ushtarakë, dhe ku ndodheshin fëmijët e ushtarakëve dhe nëpunësve civilë. Zëdhënësi i Ushtrisë, Gjeneral Major Asif Selim Bacva, ka theksuar se në operacionet e ndërmarra kundër militantëve u vranë 6 “terroristë” dhe u shpëtuan 15 persona nga komandot, 2 nxënës, 6 mësues dhe 7 persona nga stafi i administratës.

Ndërsa Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Pakistanit, Gjeneral Rahil Sherif duke dënuar ashpër sulmin tha se ata që organizuan sulmin frikacak për të vrarë njerëz të pafajshëm janë jo vetëm armiq të Pakistani, por edhe të njerëzimit.

Gjeneral Rahil Sherif i cili vajti në Peshawar pas ngjarjes, shprehu keqardhjen për vdekjen e nxënësve të pafajshëm dhe theksoi se do të vazhdoi luftën kundër terrorit. Gjeneral Rahil Sherif ndër të tjera tha se: “nuk do ta lemë me kaq ndaj këtyre egërsirave. Vendosmëria jonë është rritur akoma më shumë. Terroristët goditën zemrën e kombit, por kurrë nuk do të thyejnë vendosmërinë supreme të kombit”.

Gjithashtu në vendngjarje ka ardhur edhe Presidenti Navaz Sherif i cili ka marrë informacion rreth ngjarjes. Ndërsa Zëdhënësi i Ushtrisë Gjeneral Major Asif Selim Baxhva shpjegoi se operacioni është në fazën e fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button