🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,248 ▲ +0% ETH $2,190 ▲ +0.45% XRP $1.4164 ▲ +0.01% SOL $86.5200 ▼ -0.24%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▲0 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▲0 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Opinion

O Skap, shoferi është Rama!

Nga AGIM XHAFKA

Po ndodh që herë pas here njoftohemi nga media për arrestime të shumta nga SPAK. Plot deputetë, kryetarë bashkie, drejtorë qendrorë prangosen nën ngazëllimin e analistëve shërbëtorë e bythëlëpirësa.

Po krijohet një polifoto e madhe socialiste.

Gati-gati është selia e të majtëve është transferuar drejt burgut 313. Kjo nuk përbën çudi se kemi vite që e dimë që qeverisja rilindase iu përvesh pasurisë së Shqipërisë dhe e bëri dardha e kumbulla sipas kryeministrit. Por arrestimi i ish-kryetarit të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, më solli ndër mend një episod kur vendi qeverisej nga etërit e të majtëve të sotëm.

Në Korçë kishte bërë aksident me autobus urban Profiti, nipi i kryetarit të komitetit, ose të bashkisë sot. Faji bënte mu që ishte i Profitit, por duhej bërë një rregullim se nipi i kryetarit nuk mund të dënohej, qoftë larg të futej në qeli.

Ndaj fajin ia hodhën faturinos, e futën atë në burg me akuzën se qe kthyer me kurriz në çastin kur u përplas autobusi me kalimtarin në rrugë.

Ja që ende mbrohen Profitët.

Arrestohet deputeti filan e filan, kërkohet burg për ish-zv/kryeministrin, u vihen prangat drejtorëve radhë-radhë. Akuzohen për korrupsion, grabitje, shpërdorim detyre, mitmarrje e plot gjëma. Ia hedhin populli këto lajme si mishin për qentë. SPAK-u i numëron si arritje. Ndërkohë rastet shtohen, faktet bëhen mal, pasuria jonë po tretet para syve të të gjithëve.

E ai, kryeministri, vazhdon mos të shkojë në zyrë, nuk ndodhet në asnjë mbledhje qeverie, fle në avion, vesh kostum veç kur shkon në dush, mbështillet me tuta në cepa të atdheut e sqaron me mjekrën që i kolovitet nga era se kështu do e pësojnë ata që hanë dardha e kumbulla pas shpinës së tij.

O SPAK, merruni me shoferin ore, mos arrestoni njerëz kot! Me këtë organizim mafioz të qeverisë asnjë nëpunës administratë nuk ka gjë në dorë. Ka veç firmën që ua merr Rama për t’i rrasur nesër brenda e për t’u tallur me ta.

Keni fakte plot, shumë fakte që ulërasin.

Prangosni Ramën dhe do e shihni që puna do u ecë mbroth. Nga që ai i mbush shpejt benevrekët, bëhet i penduar brenda orës dhe i tregon gjithë shokët nga që ai nuk ka asnjë shok.

SPAK mos u merrni me fatorinot!

Aksidentin e ka bërë shoferi. Ai e ka timonin, shkel gazin dhe frenat.

Të tjerët shohin rrugën nga xhami. Soditin natyrën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.