” O sot o kurrë!” si dështim i radhës…

Edhe protesta e paralajmëruar kohë më parë që kishte për të qenë më e fuqishmja e parë ndonjëherë tek ne, për të përmbysur regjimin e Ramës, nuk përmbushi pritshmërinë e organizatorëve për një pjesëmarrje të gjerë nga e tërë Shqipëria. Vërtetë erdhën qytetarë nga të gjitha pothuaj qytetet, ama numri i tyre nuk ishte aq i madh sa të kalonin shifrën 100000.Pra, ishte një protestë e radhës, si të gjitha të tjerat, ndonëse u premtua nga delfinët e Berishës se 20 shkurti do të ishte dita e rrëzimit të diktatorit Rama ashtu si 20 shkurti kur u rrëzua përmendorja e diktatorit Enver Hoxha. Ndryshimi është i madh. Atëhere përmendorja e diktatorit u rrëzua dhe u copëtua duke u tërhequr zvarrë, ndërsa sot Rama në Stamboll ishte në takim e Erdouanin ku firmosi edhe aktet përkatëse.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.