☁️
Tiranë 15°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,548 ▼0.89%
DOW 45,756 ▼0.58%
NASDAQ 21,813 ▼1.26%
NAFTA 96.78 ▲1.29%
ARI 4,576 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,680 ▲ +0.26% ETH $2,127 ▲ +0.07% XRP $1.4348 ▼ -0.84% SOL $88.9400 ▲ +0.79%
S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 % S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Kosova

Obama përgëzon Kosovën për Gjykatën Speciale

Presidenti amerikan Barack Obama përgëzon Kosovën për Gjykatën Speciale dhe demarkacionin me Malin e Zi. Në një letër dorëzuar ambasadores së re të Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, presidenti amerikan e konsideron Kosovën anëtar të besueshëm të bashkësisë ndërkombëtare dhe vend i përkushtuar në thellimin e stabilitetit rajonal dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare.

“Kosova ka ndërmarrë disa vendime të vështira dhe sfiduese këtë verë. Këto vendime kanë avancuar perspektivën euro-atlantike të Kosovës. Ne përgëzojmë Qeverinë e Kosovës dhe Parlamentin për miratimin e amendamenteve Kushtetuese dhe legjislacionit për themelimin e Gjykatës së Speciale, e cila do t’i adresojë krimet e pretenduara, pas konfliktit në Kosovë në vitin 1999. Ky veprim, ka qenë vendimtar në afirmimin e Kosovës, si shtet i përcaktuar për rend, ligj dhe pajtim. Lidershipi juaj, po ashtu ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tuaj, Serbinë”, shkruan Obama.

Këto marrëveshje do të fuqizojnë shtetin tuaj dhe do të çimentojnë paqen dhe stabilitetin në rajon. Nënshkrimi i Marrëveshjes historike për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi më 26 gusht, demonstroi edhe më tutje përcaktimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vendosmërinë tuaj që çështjet rajonale të adresohen në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit”, lexohet në letrën që Presidenti Obama i dorëzoi ambasadores me rastin e pranimit të letrave kredenciale në ceremoninë që u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë.
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, duke u akredituar si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në SHBA.

Me këtë rast, ambasadorja Çitaku, në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i përcolli urimet më të sinqerta Presidentit Obama dhe popullit amerikan dhe njëkohësisht shprehu përkushtimin dhe vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe në mes dy vendeve dhe dy popujve, bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.