🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 114.91 ▲2.22%
ARI 4,666 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,654 ▼ -0.56% ETH $2,103 ▼ -1.44% XRP $1.3123 ▼ -2.28% SOL $79.8100 ▼ -2.15%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.91 ▲2.22 % ARI 4,666 ▼0.41 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.91 ▲2.22 % ARI 4,666 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Obama: Putin mund të influencojë në zgjedhje në favor të Trump

Presidenti amerikan Barack Obama nuk e mohoi të martën mundësinë që homologu i tij rus, Vladimir Putin, të jetë duke u përpjekur të ndikojë në zgjedhjet presidenciale amerikane në favor të kandidatit republikan Donald Trump.

Komentet e tij vijnë vetëm pak pasi zyrtarë të qeverisë thanë gjatë kësaj jave se, ka prova të mjaftueshme që sulmi kibernetik ndaj të dhënave të Komitetit Kombëtar Demokratik të jetë kryer nga “hacker”-a që punojnë në favor të shërbimeve sekrete ruse.

“Gjithçka është e mundshme”, u përgjigj Obama kur u pyet gjatë një interviste nëse rusët janë duke punuar apo jo për të influencuar garën mes kandidatit republikan Trump dhe kandidates demokrate, Hillary Clinton.

“Donald Trump ka përsëritur vazhdimisht admirimin e tij për Vladimir Putin”, tha Obama gjatë intevistës për “NBC News”. “Ndërsa unë mendoj se Trump ka marrë një mbulim mjaftueshëm favorizues në Rusi”.

Demokratët pretendojnë se Putin po synon të ndikojë në garën për Shtëpinë e Bardhë, pasi “WikiLeaks” publikoi “e-mail”-e dëmtuese për Komitetin Demokratik pas sulmit kibernetik. Ky sulm ndodhi thuajse në të njëjtën kohë me ato ndaj sistemeve të qeverisë amerikane në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë.

Analistë nga Agjencia për Sigurinë Kombëtare (NSA) dhe Byroja Federale e Hetimit (FBI) zbuluan shenja në këto sulme, që i drejtojnë ata edhe në ndërhyrje të tjera jashtë qeverisë, përfshi atë në Komitetin Kombëtar Demokrat.

Të dhënat të drejtojnë te të paktën një grup “hacker”-ash që janë të njohur për kundërzbulimin amerikan, thonë zyrtarët. I njëjti grup është përfshirë në sulme kibernetike ndaj sistemeve të “e-mail”-eve jo të klasifikuara në DASH, Shtëpinë e Bardhë, por edhe agjenci të tjera federale.

Hetuesit besojnë se inteligjenca ruse fshihet pas kësaj vale sulmesh kibernetike ndaj organizatave politike, madje edhe ndaj “think tank”-eve në Uashington.

Edhe pse “WikiLeaks” mohon që dokumentet e publikuara prej saj t’i ketë marrë nga qeveria ruse, ai nuk bën të ditur burimin se nga kanë ardhur ato.

Në intervistën për NBC, Obama tha gjithashtu se “ajo që dimë ne aktualisht, është se rusët kanë sulmuar sistemet tona. Jo vetëm sistemet e qeverisë, por edhe sistemet private”.

Komenti i presidentit amerikan rezulton të jetë më i ashpri që qeveria amerikane ka bërë publik deri më tani, duke fajësuar Rusinë për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.