☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,691 ▼0.36%
DOW 52,977 ▼0.82%
NASDAQ 26,399 ▼0.41%
NAFTA 93.43 ▲2.13%
ARI 4,442 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $77,864 ▼ -1.89% ETH $2,450 ▼ -1.94% XRP $1.3923 ▼ -0.88% SOL $102.1600 ▼ -2.84%
S&P 500 7,691 ▼0.36 % DOW 52,977 ▼0.82 % NASDAQ 26,399 ▼0.41 % NAFTA 93.43 ▲2.13 % ARI 4,442 ▼0.77 % S&P 500 7,691 ▼0.36 % DOW 52,977 ▼0.82 % NASDAQ 26,399 ▼0.41 % NAFTA 93.43 ▲2.13 % ARI 4,442 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Bota

OBSH jep alarmin: Duhani ul ndjeshëm shanset për shtatzëni

GJENEVË, 8 shtator /ATSH-DPA/- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se përdorimi i duhanit mund të ulë mundësinë për të pasur një shtatzëni.

OBSH e bazon këtë përfundim në një përmbledhje të shumë studimeve të kryera në vende të ndryshme të botës dhe të publikuara gjatë periudhës 2000–2026.

Sipas OBSH-së, burrat që pinë duhan kanë më shumë gjasa të kenë probleme me ereksionin krahasuar me ata që nuk pinë duhan.

Ata kanë gjithashtu, më shpesh probleme me cilësinë e spermatozoideve.

Te gratë që pinë duhan, rreziku për vështirësi në mbetjen shtatzënë është 40% më i lartë krahasuar me gratë që nuk pinë duhan.

Megjithatë, sipas OBSH-së, ndalimi i duhanit mund ta ulë këtë rrezik me rreth 25%.

Shumica e studimeve të analizuara, kanë të bëjnë me cigaret tradicionale, si te burrat ashtu edhe te gratë.

Për produktet më të reja, si cigaret elektronike, ende nuk ka aq shumë të dhëna shkencore.

OBSH thekson gjithashtu, se duhanpirësit kanë më pak gjasa të kenë sukses me disa trajtime për fertilitetin, ndërsa edhe ekspozimi i personave të tjerë ndaj tymit të duhanit, mund të ndikojë negativisht në aftësinë për të pasur fëmijë.

Sipas OBSH-së, një në gjashtë persona në moshë riprodhuese, përballet me probleme të fertilitetit në një moment të jetës.

Infertilitet quhet pamundësia për të arritur një shtatzëni, pavarësisht marrëdhënieve seksuale të rregullta dhe pa përdorur mbrojtje, për të paktën 12 muaj. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.