Ambasadori i Kosovës në Gjermani dhe Danimarkë e bëri fakt të kryer, por Osmani s’ka vendosur ende se cilën kombëtare të përfaqësojë
Erblin Osmani është i destinuar që të bëhet një lojtar i madh, por e ardhmja e tij mund të jetë një pikë kyçe. Mbase në ditët në vazhdim, kur kombëtaret të publikojnë listat me lojtarët e grumbulluar për Nations League, 17-vjeçari i Bayern-it do të jetë përballë dilemës së madhe të karrierës së tij.
Pesha e vendimit të tij do të jetë e madhe ashtu si presioni nga të dy anët edhe pse nuk vihet re. Djaloshi i lindur nga një familje shqiptare në Mynih vetëm pak ditë më parë u pajis me pasaportën dardane. Madje ambasadori i Kosovës në Gjermani dhe Danimarkë, Dr.Faruk Ajeti, vendosi në pozitë 17-vjeçarin duke postuar fotografinë ku i dorëzonte dokumentin me nënshkrimin: “Është një nder i madh për mua që i jap pasaportën talenetit tonë të Bayern-it, Erblin Osmani dhe të jap këtë lajm të madh për futbollin e vendit tonë: Erblini do të përfaqësojë Kosovën!”.
Këto fjalë kanë ndezur entuziazmin në kampin shqiptar pasi flitet për një lojtar, i cili edhe pse në moshë të re ka debutuar me ekipin e të rriturve të Bayern-it përveç se ka përfaqësuar Gjermaninë e moshave 16-re dhe 17-re.
Në anën tjetër askush nuk ka folur në publik. Asnjë zyrtar i Federatës Gjermane të Futbollit nuk ka mbajtur një qëndrim në këtë drejtim, por kjo nuk do të thotë se janë dorëzuar. Fakti që edhe vetë lojtari nuk ka mbajtur një qëndrim publik do të thotë shumë. Madje për mediet gjermane Federata Gjermane e Futbollit shpreson ende se kombëtarja katër herë kampione e botës do të jetë zgjedhja e talentit. Jurgen Klopp është një trajner, i cili nuk kursen besimin tek të rinjtë dhe për këtë aryse grumbullimi i Osmanit që në takimet e shtatorit të këtij viti mund të mos konsiderohet utopi. A.V.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.