☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,226 ▲ +1.02% ETH $2,274 ▲ +1.3% XRP $1.2537 ▲ +0.56% SOL $95.7100 ▲ +0.22%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Në qendër të fjalës së kryeministrit Edi Rama në Forumin e Dytë të Inovacionit ishte ambicia për ta kthyer teknologjinë në një nga sektorët kryesorë të eksporteve shqiptare, duke deklaruar se objektivi është që brenda dekadës eksportet e teknologjisë të arrijnë në 1 miliard euro.

Rama tha se sektori ndodhet në një “dinamikë të jashtëzakonshme”, duke theksuar se aktualisht eksportohen rreth 222 milionë euro produkte teknologjike, tre herë më shumë se disa vite më parë.

“Duhet të shkojmë në 1 miliard euro brenda dekadës. Është e mundshme dhe për këtë arsye do të fuqizojmë mbështetjen për startup-et”, deklaroi ai, duke nënvizuar edhe dyfishimin e fondit për startup-et dhe rritjen e ndjeshme të aplikimeve.

Por, krahas rritjes së sektorit, Rama veçoi edhe një nga sfidat kryesore: përdorimin ende të kufizuar të Inteligjencës Artificiale nga bizneset shqiptare.

Sipas tij, vetëm 9% e sipërmarrjeve përdorin aktualisht AI, pavarësisht se mbi 90% e qytetarëve kanë akses online.

“Është shifër shqetësuese”, u shpreh kryeministri, duke bërë thirrje për më shumë inovacion dhe përdorim të teknologjive të reja në sektorë si turizmi, shëndetësia, financa dhe administrata publike.

Në këtë drejtim, Rama tha se qeveria synon të zgjerojë përdorimin e Inteligjencës Artificiale edhe në sistemin e prokurimit publik, ndërsa vuri në dukje potencialin e platformës e-Albania. Sipas tij, platforma ka rreth 3.4 milionë subjekte të regjistruara dhe numri i aplikimeve është rritur me rreth 40% gjatë dy viteve të fundit.

Rama u ndal edhe te kapitali njerëzor, duke theksuar se rreth 9 mijë studentë po studiojnë në fushën e teknologjisë. Ai veçoi veçanërisht pjesëmarrjen e vajzave, duke thënë se Shqipëria ka një nga nivelet më të larta në Europë për numrin e tyre në këto degë.

U ndal edhe te raporti mes kompanive të teknologjisë dhe shtetit. Ai kritikoi varësinë e krijuar ndër vite nga fondet dhe kontratat publike, duke argumentuar se kompanitë duhet të orientohen më shumë drejt tregut privat dhe zhvillimit të produkteve të tyre.

“Gjëja më e lehtë u bë merr ca lekë nga shteti, bëj një shërbim këtu, lidh një kontratë atje.”

Duke iu referuar “eksperiencës negative me AKSHI-n”, Rama tha se nevojitet një qasje e re, e cila t’i shtyjë kompanitë të kërkojnë tregje dhe mundësi të reja përtej administratës publike.

“Dhënia fund e kësaj varësie do t’i kthejë kompanitë me sytë nga vetja dhe sektori privat”, deklaroi ai.

Kështu, u bëri thirrje kompanive të teknologjisë të mos e shohin më shtetin dhe tenderat si burimin kryesor të të ardhurave, por të investojnë në inovacion dhe produkte të reja.

“Do të nxisim kompanitë private të gjejnë rrugë të reja, të rriten dhe fuqizohen, me zgjidhje të reja innovative. Jo o burra, te kalendari i tenderave”, përfundoi kreu i qeverisë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.