🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,879 ▲ +0.24% ETH $2,243 ▲ +0.86% XRP $1.1603 ▼ -2.27% SOL $89.7400 ▼ -1.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Kallas: Nuk ka vend në Evropë për glorifikimin e kriminelëve të luftës

BRUKSEL, 8 shtator /ATSH-AA/ – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, duke iu referuar “glorifikimit” në Serbi ndaj kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ka deklaruar se nuk ka vend në Evropë për glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kallas ka theksuar se rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian kërkon një angazhim të qartë ndaj vlerave themelore evropiane dhe të vërtetës historike.

“Lavdërimi publik që i bëhet një krimineli lufte të dënuar në Beograd është një fyerje ndaj kujtimit të viktimave, familjeve të tyre dhe të gjithë atyre që vuajtën gjatë konflikteve në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur ajo.

Kallas ka shtuar se pajtimi i vërtetë nuk mund të ndërtohet mbi revizionizmin, mohimin e gjenocidit apo nderimin e autorëve të krimeve. “Nuk ka vend në Evropë për glorifikimin e kriminelëve të luftës”, është shprehur kryediplomatja e BE-së.

Mlladiq, ish-komandanti i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, vdiq në Hagë më 27 gusht në moshën 84-vjeçare ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ai u dënua për krime të kryera gjatë Luftës së Bosnjës 1992-1995, përfshirë gjenocidin për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.