Kosova

OJQ-të kanë pak hapësirë në politikë

ojq-t-euml-kan-euml-pak-hap-euml-sir-euml-n-euml-politik-euml_2_hdOrganizatat joqeveritare në Kosovë kanë shumë pak hapësirë për ndikim kur janë në pyetje proceset e mëdha politike. Megjithatë, që nga viti 1999, ndikimi dhe organizimi i OJQ-ve, ka ndryshuar në mënyrë pozitive.

Kështu u tha në prezantimin e indeksit të qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile të USAID-it, ku sipas këtij raporti Kosova për vitin 2013 është vlerësuar të jetë 3.9 në shkallën një deri në shtatë.

Në këtë raport thuhet se viti 2013 është shënuar me trende të reja apo të fuqizuara që shtrihen në rryma të reja të shoqërisë civile, madje u tha se qytetarët kanë vazhduar të organizohen dhe të kërkojnë qeverisje më të përgjegjshme, transparente dhe efektive.

Sipas këtij raporti, një numër i organizatave në bashkëpunim me disa lëvizje civile, kanë pasur ndikim të theksuar në disa çështje me interes publik.

E, disa nga sukseset më të spikaturat të Organizatave të Shoqërisë Civile, është përfshirja e tyre në refuzimin e Gjykatës Kushtetuese të disa amendamenteve të draft-ligjit për institucionet mikro financiare(IMF), draft-ligjin mbi amnistinë, si dhe përmirësimet në kornizën ligjore anti-korrupsion.

Kushtrim Shaipi, nga Indeksi i Qëndrueshmërisë, tha se ky raport e paraqet Kosovën në rangun e vendeve që e kanë qëndrueshmërinë në evoluim, madje siç pohoi ai viti i kaluar nuk ka ofruar hapësirë për OJQ-të.

“Ky vlerësim e paraqet Kosovën në rangun e vendeve që e kanë qëndrueshmërinë në evoluim dhe që e paraqet ndoshta mesin e shtrirjes në atë boshtin e zhvillimit që indeksi i qëndrueshmërisë përdor. Proceset e mëdha politike apo çështjet e rëndësishme të politikave të ashtuquajtura të larta si bisedimet me Serbinë, procesi i përgatitjes për liberalizim të vizave, themelimi i komunave në veri, pastaj zgjedhjet lokale në gjysmën e dytë të vitit dhe gjitha këto procese kanë azhernu pjesën më të madhe të vendim marrësve dhe OJQ-vë iu është ofruar shumë pak hapësirë për ndikim”, ka thënë ai.

Kurse, Sara Buchanan, drejtoreshë e Zyrës për Demokratizim dhe qeverisje e USAID-it, në Kosovë, tha se organizatat joqeveritare luajnë një rol kyç në krijimin por edhe në pasurimin e demokracisë, madje sipas saj prej vitit 1999 ka pasur shumë ndryshime.

Ndryshe, botimi i indeksit të këtij viti mbulon zhvillimet në shoqërinë civile si dhe përcjellë progresin e sektorit të OSHC-ve përgjatë shtatë dimensioneve të qëndrueshmërisë në 29 shtete për 17 vite me radhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button