☁️
Tiranë 18°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 103.63 ▲7.31%
ARI 4,750 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,713 ▼ -1.25% ETH $2,184 ▼ -1.34% XRP $1.3291 ▲ +0.05% SOL $81.9300 ▼ -0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Arte

Oktay Kaynarça, aktori i njohur i “Luginës së Ujqërve” në Tiranë

Oktay Kaynarça është një nga aktorët që e kanë magjepsur publikun e gjerë me lojën e tij me një nga telefilmat më kontroverse të kinematgrafisë turke si “Lugina e Ujqërve” shfaqur jo vetëm në Turqi. I angazhuar në kinema, por sidomos në televizion me prodhime të ndryshme, gjatë një takimi me publikun shqiptar, ai rrefeu se si politika ndikon mbi artin dhe arti ndikon mbi politikën. “Bekimi i punës që ne bëjmë, posaçërisht i telenovelave turke dhe veçanërisht në vendet fqinje të Turqisë, për ne është shumë e rëndësishme. Kjo do të thotë që infrastruktura e kinemasë është e mirë e zhvilluar dhe kjo ka ndikuar pozitivisht” thotë Oktay Kaynarça për fansat e tiju në Tiranë.
“Lugina e Ujqërve” një telefilm i pëlqyer sidomos nga publiku mashkullor, është një sagë intrigash mes pushtetit dhe botës së errët të mafias dhe krimit. Seria e dytë e filmit e titulluar “Lugina e Ujqërve, Grushti” nuk pa kurrë dritën jeshile të transmetimit. Madje menjëherë pas grushtit të shtetit në Turqi disa prej aktorëve u burgosën. Oktay Kaynarça thotë se “Arti nuk është e thënë të bëjë gjithmonë atë që duhet të bëjë, se ndryshe nuk është art. Për këtë arsye brenda artit, ose një prodhimit të artit mund të thuhet diçka politike. Personalisht nuk mendoj se politika nuk duhet të përzihet në art. Mund të përzihet, por me kushte të përgjithshme që të mos shqetësojë njerëzit” shprehet artisti turk.
I njohur sidomos me rolin e tij në “Luginën e Ujqërve”, publiku ishte aq i obsesionuar me karakterin e tij sa kur Çakir vdes në serial, fansat e tij përformuan një funeral në mungesë. “Madje kishte edhe nga ata që dhanë njoftime në gazeta” tha duke qeshur artisti Oktay Kaynarça. “Të them të drejtën dhe unë habitem kur edhe sot që japin njoftime me rastin e përvjetorit të vdekjes së Sulejman Çakërit” shtoi me humor ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.