Arte
Opera mbulohet me reklamë makinash
“Karakteri i fortë kërkon hapësirë”, kjo është motoja e një reklame makine që ka zënë ballinën kryesore të Teatrit të Operës dhe Baletit. Vetëm pak ditë pasi në këtë fasadë ishte portreti i violinistit të njohur Shkëlzen Doli, dhe kur pritet që këtë fundjavë në skenën e TKOB të ngjitet baleti “Giselle”, kjo reklamë e shndërron këtë institucion në një ndërtesë të zakonshme në kryeqytet. Për drejtorin e TKOB, Ilir Kerni, kjo është absurde, dhe Bashkia duhet të ketë një politikë më të mirë për sa u përket reklamave në fasadat e institucioneve të këtij kalibri.