🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,692 ▼ -0.51% ETH $2,240 ▼ -0.37% XRP $1.3434 ▼ -0.78% SOL $84.2600 ▼ -0.99%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës; 31 shqiptarë të arrestuar

Një operacion ndërkombëtar policor është zhvilluar mes Shqipërisë, Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës. Ky operacion ka çuar në pranga 38 persona, 31 nga të cilët janë shtetas shqiptarë dhe ka çuar në kapjen e një sasie prej 130 kilogramë kokaine dhe heroine.

Hetimi nisi prej shkurtit të vitit 2014, kur në Milano policia kapi një sasi prj 43 kilogramë heroinë. Prej asaj dite e deri më 24 maj të vitit 2016 ka nisur bashkëpunimin për shkatërrimin e rrjetit të trafikut të drogës. Policia e Shtetit bën të ditur  se aktiviteti kriminal i kësaj organizate zhvillohej kryesisht në zonën veriore të Italisë.

“Me qëllim kapjen dhe vënien përpara organeve të drejtësisë të elementëve të kësaj organizate, pas një plani të përbashkët ndërpolicor midis vendeve, u zhvillua një operacion i përbashkët në të njëjtën hapësire kohore me partnerët tanë të shërbimeve policore të Italisë, Spanjës, Gjermanisë dhe Marokut. Specifikisht në Itali janë goditur elementët kriminalë të grupit të strukturuar në qytetet e Monxës, Briancës, Bolonjës, Bolcanos, Breshias, Komos, Xhenovës, Rietit, Torinos, Triestes dhe Viçencës. Ndërkohë, në Shqipëri u lokalizuan dhe ekzekutuan vendimet e arrestit ndërkombëtar në qytetet Tiranë, Durrës, Gramsh, Elbasan, Fier dhe Kavajë. Operacioni i përbashkët ndërkombëtar policor është koduar “RICCIO” dhe nëpërmjet tij është mundësuar dokumentimi e arrestimi i anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të përbërë nga shtetas me kombësi të ndryshme, të cilët janë përgjegjës për veprimtarinë kriminale të trafikimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike heroinë dhe kokainë”, tha zv/drejtori i Policisë së Shtetit Ardian Çipa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.