Kronika
Operacioni nis me informim/ Po njoftohen 250 subjekte që të justifikojnë pronat
February 3, 2020
0 1 minute read
Operacioni Forca e Ligjit, ende nuk ka dal në terren për të filluar goditjen e subjekteve të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë.
Megjithatë, mësohet se ditën e hënë ka filluar njoftimi i këtyre subjekteve, që sipas aktit normativ, do të kenë kohë vetëm 48 orë për të justifikuar të ardhurat dhe me çfarë parash janë ngritur këto biznese.
12-të drejtoritë vendore të policisë, kanë dërguar në Departamentin e Policisë Kriminale, lista me emrat e personave që sipas tyre dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe që kanë krijuar pasuri të jashtëligjshme.
Këto lista, janë përgatitur dy muajt e fundit, dhe pas Policisë Kriminale do të dërgohen në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK.
Paketa ligjore mbi të cilën është ngritur kjo strukturë Anti-KÇK, parashikon që për subjektet dhe bizneset të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë dhe të ardhurat, dosja e tyre do të shkojë në SPAK, të cilës i jepe 15 ditë kohë, dhe 15 të tjera do i jepen Gjykatës që të shprehet me vendim për vendosjen e sekuestron.
Deri në këto momente, janë rreth 250 subjekte të cilat do të kalojnë në filtrat e Operacionit Forca e Ligjit, dhe që kryesisht janë në qarqet më të mëdha të vendit.
Kontrolli, sipas aktit normativ, parashikohet të bëhet deri tek palët e treta të cilat mund të jenë lidhje gjaku apo edhe lidhje shoqërore, të cilët janë bërë mburojë për fshehjen e pasurive të paligjshme të krijuara me të ardhurat e aktiviteteve kriminale. Kryesisht, kjo strukturë ka skeduar personat të cilat janë dënuar për trafik droge jashtë vendit tonë.